Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtypshkronja “Mbrothësia” në Sofje dhe çështja arsimore shqiptare

Kristo Luarasi / Foto: wikimedia.org

Përvjetori i 105-të i Pavarësisë së Shqipërisë përkon me një ngjarje tjetër me rëndësi për zhvillimin e veprimtarisë revolucionare dhe kulturore të popullit shqiptar në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të sh. XX-të. Bëhet fjalë për themelimin e shtypshkronjës “Mbrothësia” në Sofje pikërisht 120 vjet më parë. 

Gjatë etapës së fundit të Rilindjes Shqiptare kolonia e shqiptarëve në Sofje, shoqata e saj “Dëshira” dhe shtypshkronja “Mbrothësia”, krahas veprimtarisë aktive politike, organizative, nacional-revolucionare, kulturore, arsimore dhe letrare, zhvilluan dhe një veprimtari të gjerë botuese. Bashkë me gazetat dhe kalendarët, që u kthyen në një pasqyrë të ngjarjeve, mbartës të ideve të reja dhe pjesëmarrës në luftën për çlirim kombëtar, në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit në Sofje u botuan dhe u dërguan në Shqipëri dhe në kolonitë e tjera shqiptare më shumë se 50 tituj të librave të ndryshëm në një tirazh relativisht të madh. Kryeqyteti i Bullgarisë së porsaçliruar, krahas kryeqytetit të Rumanisë u kthye në një prej qendrave më të mëdha dhe më të rëndësishme shqiptare të botimit në fund të shekullit të XIX -të dhe në fillim të shekullit të XX-të.

Rëndësia e librave dhe e teksteve shkollore shqiptare, të botuar në Bullgari, për zhvillimin e çështjes arsimore ishte e madhe. Nga krijimi i shtypshkronjës “Mbrothësia” gjatë vitit 1897 deri në Çlirimin e Shqipërisë në vitin 1912, kolonia shqiptare në Sofje ishte furnizuesi kryesor i shkollave shqiptare dhe i popullsisë shqiptare me abetare dhe tekste shkollore.

Alfabeti i Stambollit në abetaren e botuar në SofjeNjë rol akoma më të madh luante shtypshkronja shqiptare “Mbrothësia” dhe akoma më shumë ishin abetaret dhe tekstet shkollore të botuara prej saj pas fitores së revolucionit të xhonturqve në vitin 1908, kur veprimtarët e lëvizjes nacional-çlirimtare shqiptare u përfituan nga situata e porsakrijuar për zgjidhjen e detyrave të ngutshme dhe drejtpërdrejta të Rilindjes. Në periudhën e parë pas revolucionit të xhonturqve lëvizja nacionalçlirimtare shqiptare gjeti shprehje në luftën për krijimin e alfabetit unik shqip. Erdhi periudha e vrullit të lëvizjes kulturore arsimore në Shqipëri. Filloi lufta legale për hapjen e shkollave shqipe, në të cilën morën pjesë aktive masat e gjera popullore. Që në ditët e para të gushtit u hapën shkollat në Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Tiranë dhe në qytete të tjera. Disa muaj pas rivendosjes së kushtetutës u hapën shkolla edhe në shumë fshatra të Shqipërisë.

Abetarja e botuar në Sofje në vitin 1899 në shtypshkronjën „Mbrothësia“ në rrugën „Vitosha“ në ndërtesën e pijetores „Carigrad“Në këtë moment kthese në historinë e çështjes arsimore shqiptare abetare dhe tekste shkollore për shkollat e porsahapura dërgoi kolonia shqiptare në Sofje dhe shtypshkronja “Mbrothësia”. Për përhapjen e gjerë dhe për rolin e madh të botimeve në gjuhën shqipe, të nxjerrë në Sofje, në shkollat e reja shqiptare dëshmojnë korrespondencat dhe letrat e shumta në gazetat, kërkesat për një numër të caktuar tekstesh shkollore dhe abetaresh të alfabetit të Frashërit për dërgimin e tyre. Kështu për shembull, sipas të dhënave të konsullatës franceze në Shkodër, një komitet i përbërë vetëm nga shqiptarë vendas e kishte shpallur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, kishte hapur shkolla dhe kishte përhapur mijëra abetare dhe libra me alfabetin e Frashërit, që vinin nga Sofja. Të dhënat nga Janina njoftonin  se në shkollat e porsahapura në Janinë për tekste shkollore përdoreshin abetaret e botuara në shtypshkronja “Mbrothësia” sipas alfabetit të Frashërit.

Nuk ka të dhëna të sakta për sasinë e teksteve shkollore të dërguara nga Sofja. Por pa dyshim në periudhën e vrullit të veprimtarisë kulturore arsimore pas fitores së revolucionit të xhonturqve, numri i teksteve shkollore dhe abetareve ishte më i madh se sa në vitin 1901, kur vetëm në Tiranë u dërguan nga Sofja 500 libra.

Është i njohur roli i madh, që luajtën kolonia shqiptare në Sofje, shtypshkronja “Mbrothësia” dhe shtypi i emigrantëve shqiptarë për zhvillimin e letërsisë shqiptare, për formimin dhe zhvillimin e normës jugore të gjuhës letrare shqipe. Jo më i vogël ishte kontributi i tyre për zhvillimin e çështjes arsimore shqiptare. Faktet dëshmojnë se në një prej momenteve më të rëndësishme për zhvillimin e çështjes arsimore shqiptare, shtypshkronja “Mbrothësia” e emigrantëve shqiptarë në Bullgari ishte e para që  iu përgjigj apelit të shkollave shqipe dhe patriotëve shqiptarë për tekste shkollore dhe libra, drejtoi veprimtarinë e saj në lidhje me nevojat e tyre dhe u kthye në furnizuesin kryesor të letërsisë shqipe, në veprimtare të flaktë për zhvillimin e arsimit, letërsisë dhe gjuhës shqipe.

Teksti është përpiluar në bazë të bisedave të historianes Elena Atanasova, që ruhen në arkivin e Redaksisë Shqipe të Radio Bullgarisë.

Fotografi: Anna Kapitanova

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD