Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mungesa e krahut të punës dhe ulja demografike e kufizojnë rritjen ekonomike të Bullgarisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Ekonomia e Bullgarisë është rritur me 3.9 për qind sipas bazës vjetore gjatë tremujorit të tretë të vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Gjatë 2 viteve të fundit rritja lëviz nga 3 deri në 4 për qind. Aktualisht ky është maksimumi, që mund të arrijmë me kapitalin dhe krahun e punës që disponojmë dhe këtë nuk e themi vetëm ne. Këtë e thotë edhe Komisioni Evropian, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomistja Desisllava Nikollova nga Instituti i Ekonomisë së Tregut.

Kufizimi i madh i detyrohet mungesës së krahut të punës në të gjitha sferat, migracionit dhe rritjes negative të numrit të popullsisë. Që nga viti 2015 e këtej vendi ynë shënon rritje, e cila është më e madhe nga ajo evropiane, por në qoftë se krahasohemi me vendet e regjionit shihet se paraqitja jonë është mediokre. Ka vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, që zhvillohen më shpejt nga ne. Rumania është rekordiste që prej kohe por atje rritja ekonomike i detyrohet injeksionit të fuqishëm fiskal. Mirëpo, sipas fakteve historike kjo nuk do t’i sjellë Rumanisë aspak dobi. Rritja e saj nuk është e qëndrueshme, sepse është financuar me deficite të mëdha buxhetore. Shpresoj se Rumania nuk do të bëhet Greqia e dytë, por rruga në të cilën ecën do t’i çojë herët ose vonë atje.“

Sipas zonjës Nikollova konsumimi në Bullgari mbetet një motor kryesor i rritjes. Po vëzhgohet një rritje shumë e shpejtë e punësimit, gjë që automatikisht do të thotë rritje të të ardhurave dhe më shumë mundësi për konsumim. Kjo ndikon edhe në tregun e pasurive të patundshme. Në qytetet e mëdha ka lëvizje të dukshme të marrëveshjeve me pronësi të patundshme dhe rritje të çmimeve të banesave.

Aktualisht interesat e depozitave janë afër zeros dhe njerëzit nuk kanë stimul të kursejnë, por kërkojnë mundësi të tjera për investime”, thotë Desisllava Nikollova dhe shton:

Përveç kësaj vëzhgohet një konsumim i lartë i mallrave për përdorim të gjatë. Pas shtyrjes së blerjeve tani më shumë njerëz ndihen më të sigurt dhe blejnë mallra të këtij lloji, kryesisht pajisje shtëpiake. Eksporti gjithashtu paraqitet mirë. Një vëmendje të posaçme meriton eksporti i shërbimeve, sepse në saje të tij vendi ynë që prej kohe konstaton teprica në llogarinë rrjedhëse. Përhapja e fluturimeve me çmime të ulëta i dha një shtytje të madhe turizmit drejt Sofjes dhe vendpushimeve verore. Të ardhurat e transportit gjithashtu janë shumë serioze.”

Sipas Nikolinës situata e tanishme ekonomike është e favorshme për grumbullimin e tepricës dhe nuk mund të shpjegohet se pse në sfondin e kësaj rritjeje ekonomike në buxhetin për vitin 2018 parashikohet deficit prej 1 për qind prej PBB-së. Vazhdon derdhja e parave në sektorë të cilët nuk janë reformuar, si shëndetësia, ishte kategorike Desisllava Nikollova dhe shtoi:

Në qoftë se hedhim një shikim mbi vlerësimet e pacientëve shihet se Bullgaria është në fund të klasifikimit në Evropë, domethënë njerëzit nuk bëhen më të kënaqur për shërbimin shëndetësor. Derdhim para në një sistem, i cili prodhon një rezultat gjithnjë e më të keq, kurse punonjësit atje marrin paga të ulëta. Si rezultat i kësaj vëzhgohet migracion në masë i specialistëve mjekësorë në Evropën Perëndimore. Këtu vendimet kërkojnë vendosmëri të madhe. Ka nevojë për ndërprerjen e monopolit të Arkës së Shëndetësisë dhe drejtimin e një pjese prej taksave shëndetësore ndaj fondeve të shëndetësisë, ku ka një kontroll më serioz të pagimeve.

Për vitin 2018 Instituti i Ekonomisë së Tregut ofron një buxhet alternativ me tepricë me përmasë 1 për qind të PBB-së, gjë që sipas Desisllava Nikollovës është krejt e arritshme në kushtet e mira ekonomike. Në këtë buxhet planifikohen më pak shpenzime administrative dhe anulimi i disa preferencave tatimore. Sipas Institutit të Ekonomisë së Tregut nuk duhet të rriten tatimet në kushtet e rritjes. “Buxheti i vendit për vitin 2018 parashikon rritje të sigurimeve për pensionin me 1 për qind dhe pragje më të larta minimale të sigurimeve për një sërë profesionesh dhe punonjësish. Në buxhetin tonë alternativ nuk do të ketë një rritje të tillë”, theksoi Desisllava Nikollova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD