Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropa Qendrore mund t’i dalë përpara Britanisë së Madhe për nga numri i migrantëve të punës nga Juglindja

БНР Новини
Një demonstratë kundër migrantëve në Gdansk
Foto: BGNES

Në Shtëpinë e Evropës në Sofje u zhvillua një temë shumë e rëndësishme dhe aktuale bullgaro-poloneze kushtuar migracionit në dhe drejt kontinentit tonë. Ndër pjesëmarrësit nga ana bullgare kishte ekspertë nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje. Analizatorët e proceseve të migracionit nga ana poloneze ishin nga Instituti Polonez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe nga Qendra për Studime Lindore “Mark Karp”. Sipas të dhënave të shpallura , gjatë 2016-ës në BE kanë qëndruar afro 21 mln shtetas të shteteve të treta. Pesë janë shtetet nga BE-ja, të cilat mirëpresin rreth 80 për qind prej këtyre shtetasve – Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia. Ka dhe një statistikë tjetër – të shtetasve të vendeve të treta, të cilat për herë të parë kanë marrë lejë për qëndrimin në një vend të BE-së gjatë vitit 2016. Numri i tyre është 3.5 mln. Në këtë statistikë Polonia është në vend të dytë nga të gjitha shtetet në BE. Ajo ka pritur pothuaj 18 për qind prej këtyre migrantëve. Pjesa dërmuese prej tyre vijnë nga Ukraina. Ata ikin nga atdheu për shkak të konflikteve atje dhe kërkojnë kushte më të mira për jetesë jashtë shtetit.

Foto: csd.bgKjo pa dyshim do të thotë se aktualisht Polonia është në majën e një vale të re migantësh, për të cilën e dimë shumë pak” – thotë Dr. Milla Mançeva nga Qendra për Studimin e Demokracisë. “Migracioni i punës i shtetasve nga Ukraina në Poloni është një proces relativisht i ri i migracionit, por është mjaftë intensiv. Këta janë më shumë se 1 mln shtetas ukrainas, të cilët kanë qëndruar në Poloni gjatë 2016-ës. Tendenca po vazhdon dhe po thellohet. Procesi ka një ndikim të konsiderueshëm mbi shoqërinë polake. E vërteta është se ky nuk është procesi i vetëm i migracionit në kontinent. Proceset e migracionit janë të shumëllojshme, me shumë aspekte dhe migracioni legal i punës është një komponent i tyre kryesor. Siç duket, ky është migracion pine dhe në të njëjtën kohë bëhet fjalë edhe për migracion politik. Desha t’i kushtojë një vëmendje të konsiderueshme palës ekonomike të këtij migracioni. E dimë se në letërsinë e specializuar, si dhe në debatin publik të të gjitha vendeve të BE-së, ka dy teza për efektet e migracionit ekonomik. Sipas njërës efektet e migracionit të punës janë pozitive për shoqëritë. Shpeshherë kjo çon në rritje të pagës dhe në pakësim të inflacionit dhe papunësisë, dhe në përgjithësi deri në gjallërimin e përgjithshëm ekonomik. Mirëpo, sipas tezës tjetër, e cila për fat të keq dominon në debatet publike në BE, migrantët e punës shkaktojnë disa tendenca negative në shoqëritë përkatëse, ku vendosen. Ata zënë vendet e punës të popullsisë vendase, shkaktojnë rritje të papunësisë, shpeshherë mbërrijnë me qëllim shfrytëzimin e sistemeve sociale. Duke punuar në mënyrë ilegale, ata e nënvlerësojnë çmimin e punës të popullsisë vendase etj.

Foto: institutpolski.orgÇfarë është efekti ekonomik i migracionit të ukrainasve në Poloni, sipas studimeve, na shpjegon Anna Pilat, analizatorë e Institutit për Marrëdhënie Publike në Poloni.

Duhet të paralajmërojmë se ne jemi në fillim të këtij debati. Kjo është një dukuri e re, kurse tema e dumpingut social ende nuk është studiuar, kurse para kësaj nuk ishte e pranishme aspak në studimet përkatëse. Ne nuk disponojmë të dhëna empirike, të cilat të ripohojnë se migracioni i lartë i shtetasve ukrainas ka efekt negativ. Si rrjedhim i numrit të madh të migrantëve vitin e kaluar ne kishim një papunësi relativisht më të ulët, sesa gjatë disa viteve të fundit. Përveç kësaj sa u përket çështjeve të migracionit  sistemi juridik polak është krijuar në mënyrë të tillë, kështu që t’i mbrojë interesat e punonjësve polakë. Pasi deklaron dëshirën e vet për të emëruar shtetas të një shteti jashtë BE-së, punëdhënësi te ne duhet të vërtetojë se ai nuk mund të gjejë për këtë vend pune punonjës polakë. Derisa kjo është fiktive apo jo, kjo është temë e një debati tjetër. Përveç kësaj që nga viti 2014 ne kemi direktivë për punonjësit sezonalë, e cila gjithashtu e mbron sistemin nga dumpingu social. Ajo cakton disa kushte minimale për punën dhe për shpërblimet e punonjësit që kanë mbërritur në vend, kështu qe ata të mos përbëjnë një konkurrencë shumë të madhe. Këto kushte i përkasin vendosjes, nënshkrimit të marrëveshjeve dhe pagimit në disa sektorë, si turizmi dhe bujqësia.”

Sa u përket bullgarëve, të cilët qëndrojnë në Poloni, ekspertët thanë se ka një grup jo të vogël prej migrantësh pune, por ata janë mobilë dhe emërohen në punë në Sllovaki, Poloni, Çeki etj., pa u vendosur përhershëm diku. Sa për çështjen e rikthimit të migrantëve të shumtë polakë në atdhe që nga fillimi i ndryshimeve në Evropë, përgjigja ishte e qartë – një pjesë prej tyre fillojnë të kthehen të tërhequr nga kushtet e mira të sistemit social të vendit të tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD