“Misteri i zërave bullgarë” me album të ri

Снимка

Pas koncerteve në vend dhe në disa shtete evropiane në fillim të vitit 2018, “Misteri i zërave bullgarë” ka në plan të nxjerrë një album të ri. Kori i njohur u themelua para 65 vitesh me ide të kryeredaktorit të ekipit “Muzikë Popullore” të Radios Kombëtare Bullgare Georgi Bojaxhiev. Në vitin 1975 në treg doli disku i parë me incizime të korit, producent i të cilit ishte Marsell Selie. Albumi “Misteri i zërave bullgarë” e vuri fillimin e një serie të suksesshme me po këtë titull. Ndoshta për këtë arsye në vitin 1997 kori popullor i grave u emërua po ashtu. Sipas producentes ekzekutive të albumit të ri Boyana Bounkova në albumin e ri do të kemi mundësi të dëgjojmë një stil të ri të interpretimit.

Boyana Bounkova mësoi drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Pas kësaj vazhdoi arsimin edhe në Britaninë e madhe dhe në SHBA-në. Specializoi drejtësi prej autori. Pothuajse dhjetë vjet banon në Kaliforni, ku punon si avokate. Paralelisht themeloi dhe udhëheq zyrën bullgare e një kompanie të pavarur të producentëve. Që kur ishte fëmijë në qytetin e lindjes Kërxhali mësonte violinë dhe bënte pjesë në një orkestër fëmijësh me tela. Si të gjithë, ashtu edhe ajo është e mahnitur nga interpretimet e korit “Misteri i zërave bullgarë”. Dhe pasi shumë miq të saj e pyesnin pse nuk mund të gjejnë incizime të tyre, te ajo lindi ideja për incizimin e një albumi të ri.

Lisa Xherard
Soliste në të do të jetë këngëtarja australiane Lisa Xherard – kompozitore e muzikës së filmave. Ajo u bë mbajtje e çmimit “Globi i Artë” për muzikën e filmit “Gladiator”. Në albumin e korit të famëshëm popullor bullgar merr pjesë edhe bullgari SkilleR – kampion botëror i stilit “bijtboks”, dhe perkusionisti gjerman David Kuckhermann, i cili prej vitesh punon me Lisa Xherard.

Petër Dundakovi është një kompozitor i ri me përvojë në muzikën klasike korale dhe të orkestrave. Para kohe kompozonte edhe në fushën e muzikës pop. Prandaj i drejtova atij lutje të krijojë vepra për korin e famshëm, me qëllim që muzika e korit të qëndrojë më afër brezit të ri – rrëfen Boyana Bounkova. – Në ShBA-në ka njerëz të cilët janë me mbresa të mrekullueshme nga “Misteri i zërave bullgarë”. Para kohe desha të dërgoj në Bullgari një pako. Vajza që punonte në zyrë, kur dëgjoi se jam nga Bullgaria më tha se është e pasionuar pas këngëve të korit “Misteri i zërave bullgarë”. Prandaj mendoj se ka një potencial i madh për zgjerimin e auditorit jo vetëm në ShBA-në, por edhe në vendet e Evropës. Pikërisht këtë qëllim përpiqemi të arrijmë me projektin e ri. Përveç soliste Lisa Xherard është edhe bashkautore e disa këngëve. Ftuam edhe kompozitorin irlandez Jules Maxwell. Disa prej veprave janë prej autori, të tjera u janë të bazuar kryeveprave folklorike. Kori këndon në shoqërim të veglave të ndryshme, gjë që është novitet dhe ndryshon tingëllimin e zakonshëm. Prezantuam repertorin e ri në dy koncerte të mëdha në qytetet Sofje dhe Plovdiv, pas kësaj në Belgjikë, Holandë dhe Itali. Vitin e ardhshëm pasi albumi do të dalë në tregun muzikor planifikojmë të bëjmë një turne në Evropë.

Këngët shoqërohen nga ekzekutuesit e njohur – Petër Millanov (kitarë), Hristina Beleva (gadullka), Kostandin Gençev (fyell), Dimitër Karamfillov (kontrabas). Producent muzikor i projektit është kompozitori Petër Dundakov. Në fillim të dhjetorit do të përhapet edhe kënga e parë “Pora Sotunda” si dhe një video pranë saj. Është e vështirë të thuhet, se çfarë do të thotë kjo, sepse ky fjalëformim është i krijuar nga Lisa Xherard në gjuhën e menduar prej saj. Si do të tingëllojë tërë albumi do të dëgjojmë muajin mars të vitit të ardhshëm, kur ai do të jetë në tregun muzikor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Neli Kurteva

Më shumë nga rubrika

Fillon xhaz festivali në qytetin Bansko

Festivali ndërkombëtar në qytetin Bansko në rrëzat e malit Pirin (Bullgari Jugperëndimore) sivjet do të zhvillohet nga 4 deri më 11 gusht. Sipas traditës koncertet do të zhvillohen në skenën e qendrën e qytetit dhe në skena të shumta të vogla në..

botuar më 18-08-03 3.59.MD

Festivali i xhazit “Vera e Varnës” – profesionalizëm i vërtet dhe ekzekutime të papërsëritshme

Forumi i muzikës xhaz, i cili zhvillohet në kuadrin e Festivalit muzikor ndërkombëtar “Vera e Varnës” sipas traditës prezantoi një program interesant me emra të shquara të skenës botërore dhe me muzikantë të rinj të “muzikës së lirë” me potencial..

botuar më 18-08-02 11.34.PD

“Rrugicë e pashkelur” – festival për muzikë dhome në malet Rodope

Vera është një stinë e shkëlqyer, kur mund të realizohen shumë ide krijuese. Natyra është një nga frymëzimet më të mëdha, kurse festivali për muzikë dhome me titull “Rrugicë e pashkelur” është pikërisht një ngjarje e tillë. Nga data 3 deri më 6..

botuar më 18-08-01 1.01.MD