Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Stoiçkov prezantoi “lartësinë” e vet gazetareske

Historitë e mëdha të njerëzve nga fshatrat e vogla deri te të cilat nuk ka rrugë gjetën vend në librin “Zemra në pëllëmbë”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Shumë njerëz ishim – shumë! Fshati ishte një mrekulli përrallore! Çdo festë e Zotit mblidheshim. Çdo kremte ishte e paharrueshme – valle, këngë, britma!” – këtë e tregon para mikrofonit të gazetarit Rumen Stoiçkov gjyshja 90 vjeçare Elena Stojkova nga fshati kufitar Cërvarica. “Tërë natën qëndroj dhe mendoj – çfarë ishte, dhe çfarë u bë” – vazhdon tregimin e vet gjyshja dhe shton se që kurse ka lindur gjithnjë ka punuar.

СнимкаShumë mendime të tilla të përngjashme të njerëzve nga fshatrat pothuajse boshe prezanton në librin e ri gazetari i Radios Kombëtare Bullgare Rumen Stoiçkov. Ai rrethoi qindra fshatra bullgare me automobilin personal i prirë nga kureshtja dhe dëshira për të mësuar më shumë për njerëzit, për të kaluarën e viseve, ku ata banojnë. Është i mendimit, se gazetaria u ka borxh këtyre njerëzve, të cilët janë në pritje që ndonjëri të shikojë dhe të dëgjojë problemet e tyre. Pasura e tyre më e madhe është urtësia e grumbulluar gjatë viteve. Mendimet e këtyre njerëzve autori i prezanton fjalë për fjalë në librin e tij. Me  titullin “Zemër në pëllëmbë” Rumen Stoiçkovi dëshiron t’u falënderojë atyre për bisedat zemërhapura dhe të sinqerta. Në prezantimin e librit poeti dhe gazetar Rumen Leonidov e caktoi si “një fotografi e guximshme dhe e saktë e Bullgarisë së sotme” dhe shtoi:

Nuk do të them se ky është një libër për politikanë. Sepse për fat të keq ata nuk do ta lexojnë. Ai është një galeri e pamjeve të njerëzve, bashkëkohës dhe bashkatdhetarë tanë nga breza të ndryshme. Vet fakti, se një gazetar bisedon me ta për ta përbën një fije shprese. Libri i Rumen Stoiçkovit është një kujtesë për pasardhësit tanë.”


Fotografi: Rumen Stoiçkov
Të gjitha fshatrat e frekuentuara nga gazetari shtrihen në kënde piktoreske. Me një saktësi precize janë të përshkruara veçoritë e tyre. Vet Stoiçkovi rrëfen, se për të një interes përbën fshatrat që ndodhen të fshehur thellë në gjinjtë malore, sepse aty jeta është më e vështirë, rrugët janë pothuajse të pakalueshme, por njerëzit janë më të urtë dhe sikur janë më afër te Zoti, por më larg nga shteti. "Shumë njerëz nuk mund t’i përfytyrojnë vetes se si jetojnë ata bashkatdhetarë tanë në ato rajone" – thekson Rumen Stoiçkovi dhe vazhdon:

Në valët e radios unë prezantoj problemet, por në libër e vura theksin mbi traditat dhe zakonet vendore, mbi marrëdhëniet midis njerëzve. Ka njerëz të urtë, të cilët më kanë frymëzuar dhe për të cilët tregoj në libër. Një përshtypje të fortë më bëri një rit në fshatin Gostilica nja 20 kilometra larg qytetit Gabrovo. Ai quhet “çmenduria e shterp”. Më 15 shkurt mblidhen të gjitha gratë në një shtëpi. Pas kësaj ato rrethojnë tërë fshatin shtëpi më shtëpi dhe në se në rrugë do të takojnë ndonjë burrë përpiqen të kapin dhe të ngrijnë në duart. Burrat mund të çlirohen në se do të japin para. Disa arrijnë të ikin nga gratë, por ata që kapen paguajnë. Kjo është vetëm një pjesë nga gëzimi i përgjithshëm dhe një mundësi që njerëzit të takohen për të festuar. Mbrëmjen të gjithë mblidhen për të ndezur një zjarr. Të rinj dhe të moshuar e kapërcejnë zjarrin për shëndet. Kështu që libri përmban zakone të lashta popullore, jo aq të njohura."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD