Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

30,3% prej nxënësve në fshatrat bullgare braktisin shkollën para kohe

Foto: BGNES

30,3% prej nxënësve në fshatrat bullgare braktisin shkollën para kohe. Kjo bëhet e qartë nga monitorimi i arsimit për vitin 2017 në Bullgari. Pjesa e përgjithshme e nxënësve që nuk frekuentojnë shkollë është 13,8%, ku në qytetet e mëdha kjo tendencë është e paraqitur shumë më dobët – vetëm 2,8%. Numri i madh i nxënësve, të cilët nuk shkojnë në shkollë, lidhjet  me faktorët social dhe ekonomikë, vështirësitë e lidhura me procesin e arsimit dhe në një shkallë gjithnjë e më të madhe me emigracionin. Në lidhje me këtë që nga ky vit tek ne veprojnë ekipe mobile, detyra e të cilave është që të identifikojnë nxënësit, të cilët mund të braktisin shkollën dhe ta parandalojnë këtë dukuri në rastet kur kjo është e mundshme. Po shqyrtohet dhe lidhjen e më të ngushtë mes ndihmës sociale, që e marrin prindërit, dhe  frekuentimit të shkollës nga ana e fëmijëve.  Monitorimi përsërit dhe konkluzionin e studimit ndërkombëtar PISA 2015, se tek të tria lëndët e studiuara – lexim, matematikë dhe shkenca natyrore, pjesa e nxënësve me arritje ulëta në Bullgari mbetet ndër më të lartat në Bashkimin Evropian.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD