Makete të vogla të 45 objekteve kulturore dhe historike në zonën transkufitare midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Foto: BGNES

Makete të vogla të 45 objekteve kulturore dhe historike në zonën transkufitare midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Ato mund të shihen në universitetin e qytetit Ruse. Në ekspozitë qyteti Ruse (i quajtur shpesh “Vjena e vogël” për shkak të godinave të ndërtuara sipas modelit perëndimor që janë monumente të kulturës) është prezantuar me makete të vogla të Teatrit operistik, të Muzeut dhe të Bibliotekës. Janë përfshirë dhe 24 modele të objekteve nga Bullgaria Veriore. Mes tyre janë dhe modelet e vogla të të dyja urave mbi lumin Danub (njëri ndodhet mes qyteteve Ruse dhe Giurgiu dhe Vidin dhe Kalafat), kalaja e vetme e ruajtur krejtësisht në Bullgari – “Baba  Vida” që ndodhet në kthesën e madhe të lumit Danub tek qyteti Vidin, kisha  “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” pranë manastirit femëror në qytetin Klisura, një figurë të minimizuar të anijes me avull “Radecki”, të lidhur me veprimtarinë e poetit revolucionar Hristo Botev e të tjera. Në ekspozitë kanë gjetur vend dhe 21 objekte kulturore dhe historike nga Rumania. Gjatë muajit dhjetor ekspozita do të prezantohet po kështu në qytetet Pleven, Dobriç dhe Montana, kurse pas kësaj dhe në 4 qytete rumune.

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Luvrit e mirëpret Thesarin e artë të Presllavit gjatë qershorit

Thesari i artë nga kryeqyteti i vjetër bullgar Presllav do të ekspozohet në Muzeun e Luvrit gjatë qershorit dhe kjo do të bëhet në kuadrin e programit kulturor të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ekspozita është me moto..

botuar më 18-05-13 12.35.MD

Varrezë 1700 vjeçare zbuluan arkeologët në trasenë e autostradës “Struma”

Më se 1500 sende unike zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve në trasenë nga ku do të kalojë një pjesë e re e autostradës “Struma”. Puna e arkeologëve të Akademisë Bullgare të Shkencave duhet të përfundojë deri në korrik, që të fillojë ndërtimi i..

botuar më 18-05-07 10.20.PD

Shën Gjergji Trofeprurësi – Martiri i Madh i Krishterimit

Pas Pashkëve një prej festave më të nderuara të krishtera është ajo e Shën Gjergjit. Ai ka jetuar në një periudhë të rëndë për krishterimin – në fund të shekullit III dhe në fillim të shekullit IV, kur të krishterët ishin përndjekur dhe torturuar..

botuar më 18-05-06 9.00.PD