Grigor Dimitrov mbeti në vendin e tretë në ranglistën botërore të tenisit

Foto: EPA/BGNES

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mbeti në vendin e tretë në ranglistën botërore edhe këtë javë me aktivë 5150 pika. Dimitrov arriti kulmin në karrierën e vet, pasi muajin e kaluar triumfoi në turneun final këtë stinë të ATP-së në Londër. Bullgari do ta përfundojë vitin si Nr. 3 në botë. Para tij janë vetëm Rafael Nadal nga Spanja me 10645 pika dhe Roger Federer nga Zvicra me 9605 pika. Ndërkaq, u bë e qartë se tenisti ynë tashmë nuk është përfaqësuar nga Agjencia e Menaxherëve e Roger Federerit. Kontrata e Grigor Dimitrovit, i cili më 1 janar 2014 u bashkua me kompaninë me seli në Kilvland të shtetit Ohajo, skadon në fund të këtij viti dhe nuk do të rinovohet. Pas skadimit të kontratës për interesat e Grigorit do të kujdeset menaxheri i tij Georgi Stoimenov, me të cilin tenisti bullgar punon që nga fillimi i karrierës së vet profesionale.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria përfundoi pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kombeve me rezultat të barabartë kundër Sllovenisë

Skuadra e Bullgarisë nuk arriti të klasifikohet për fazën finale të Ligës së Kombeve, pas ndeshjes kundër Sllovenisë, rezultati prej së cilës ishte barazi - 1:1. Ky ishte ndeshja e fundit në grupin e tretë të divizionit C. “Luanët” kishin nevojë..

botuar më 18-11-20 11.35.PD

Petër Bellberov fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Boksit për amatorë

Bullgari Petër Bellberov fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë mbi 91 kilogramë në Kampionatin e Bashkimit Evropian për boks për amatorë në qytetin spanjoll Valladolid . Bellberov humbi në finale nga anglezi Fraser Clark me 0:5 prej votave të..

botuar më 18-11-19 1.51.MD

Notari bullgar Petër Stojçev do të rivalizojë në garën e parë në ujërat e akullta të Antarktidës

Pas disa orësh notari bullgar Petër Stojçev dhe 15 notarë të tjerë nga 9 shtete do të nisen me anije nga Punta Arenas (Kili) për në Antarktidë. Aty ata do të marrin pjesë në garën e parë të notimit në ujërat e akullta të Kontinentit të Shtatë. Para se të..

botuar më 18-11-16 3.56.MD