Liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë në Sofje integrimin evropian të rajonit

| rinovuar më 17-12-07 2.25.MD
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dhe drejtoresha e përgjithshme ekzekutive të Bankës Botërore Kristalina Georgieva hapën në Sofje një forum, me të cilin vihet fillimi i nismës në përkrahje të integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Ndër pjesëmarrësit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë Zoran Zaev, të Serbisë Ana Bërnabiç, si dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnje e Hercegovinës Mirko Sharoviç. Në forum merr pjesë edhe komisionari i politikës evropiane të fqinjësisë dhe të aderimit Johanes Han. Në qendrën e vëmendjes janë mundësitë për shpejtimin e integrimit evropian të rajonit dhe realizimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore, siç është një nga prioritetet e Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së. Para të pranishmëve kryeministri Bojko Borisov tha, se në Ballkan të gjithë duhet të jenë si gishtërinjtë e duarve – sepse nuk ka rëndësi se kush sa i madh është, pasi me më shumë vlerë është që të jemi të bashkuar. Kemi shansin e rrallë t’u sigurojmë kolegëve në Bruksel, se sjellim urtësi, jo probleme, theksoi zoti Borisov. Drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva nga ana e vet theksoi, se takimi ka një detyrë të qartë dhe konkret – të përqendrohet me seriozitet mbi lidhjet transportuese dhe potencialin e sektorit IT në rajon. Ajo tha, se Banka Botërore është gati të financojë projekte për tregti dhe transport në rajonin e Ballkan Perëndimor në përmasë deri në 200 milion dollarë. Komisionari evropian Jonahes Han tha, se fillon një vit frytdhënës për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për zhvillimin e proceseve të integrimit të Ballkanit Perëndimor u shpallën liderët e tyre. Në diskutimin e tij para forumit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha, se regjioni nuk ka qenë në pozitë më të mirë se sa tani për forcimin e proceseve integruese në BE-në. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev theksoi domosdoshmërinë e bashkimit të ekonomive kombëtare të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në tregje të tjera. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç siguroi, se vendi i saj përkrah përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimin evropian. Presidenti malazez bëri apel që procesi i aderimit të regjionit me BE-në të përshpejtohet. Pjesëmarrësit u bashkuan rreth tezës, se me zhvillimin e infrastrukturës dhe me ndërtimin e korridoreve transevropiane 8 dhe 10, lidhjet me BE-në do të thellohen.


Më shumë nga rubrika
Kryeministri Bojko Borisov

Para Moskës Kryeministri Borisov do të vizitojë Zagrebin dhe Kievin

Kryeministri Bojko Borisov do të jetë për vizitë në Kroaci dhe Ukrainë më 26 dhe 27 maj, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë. Javën tjetër Kryeministri do ta vizitojë Moskën. Data e vizitës së tij në kryeqytetin rus ende nuk është shpallur..

botuar më 18-05-25 6.00.MD

Doganat dogjën 366 kg narkotikë në një insinerator të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave

366 lëndë narkotike, 250 kg prej të cilave marihuanë, 78 kg ekstazi, 18 kg heroinë, 9 kg amfetamina, 3 kg kokainë dhe 8 kilogramë të tjerë, u asgjësuan në insineratorin e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave. Procedura e radhës e djegies u realizua vetëm..

botuar më 18-05-25 4.52.MD

Banka Popullore Bullgare pret që hyrja në ERM-2 t’i stimulojë reformat në Bullgari

Procesi i aderimit në eurozonë, i cili filloi me pjesëmarrjen në të ashtuquajturën “sallë pritjeje”, do të jetë katalizator i reformave në Bullgari dhe do të ndikojë favorshëm mbi ekonomi, pavarësisht nëse vendi është në bashkimin valutor, ose do të..

botuar më 18-05-25 4.05.MD