Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë në Sofje integrimin evropian të rajonit

| rinovuar më 17-12-07 2.25.MD
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dhe drejtoresha e përgjithshme ekzekutive të Bankës Botërore Kristalina Georgieva hapën në Sofje një forum, me të cilin vihet fillimi i nismës në përkrahje të integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Ndër pjesëmarrësit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë Zoran Zaev, të Serbisë Ana Bërnabiç, si dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnje e Hercegovinës Mirko Sharoviç. Në forum merr pjesë edhe komisionari i politikës evropiane të fqinjësisë dhe të aderimit Johanes Han. Në qendrën e vëmendjes janë mundësitë për shpejtimin e integrimit evropian të rajonit dhe realizimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore, siç është një nga prioritetet e Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së. Para të pranishmëve kryeministri Bojko Borisov tha, se në Ballkan të gjithë duhet të jenë si gishtërinjtë e duarve – sepse nuk ka rëndësi se kush sa i madh është, pasi me më shumë vlerë është që të jemi të bashkuar. Kemi shansin e rrallë t’u sigurojmë kolegëve në Bruksel, se sjellim urtësi, jo probleme, theksoi zoti Borisov. Drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva nga ana e vet theksoi, se takimi ka një detyrë të qartë dhe konkret – të përqendrohet me seriozitet mbi lidhjet transportuese dhe potencialin e sektorit IT në rajon. Ajo tha, se Banka Botërore është gati të financojë projekte për tregti dhe transport në rajonin e Ballkan Perëndimor në përmasë deri në 200 milion dollarë. Komisionari evropian Jonahes Han tha, se fillon një vit frytdhënës për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për zhvillimin e proceseve të integrimit të Ballkanit Perëndimor u shpallën liderët e tyre. Në diskutimin e tij para forumit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha, se regjioni nuk ka qenë në pozitë më të mirë se sa tani për forcimin e proceseve integruese në BE-në. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev theksoi domosdoshmërinë e bashkimit të ekonomive kombëtare të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në tregje të tjera. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç siguroi, se vendi i saj përkrah përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimin evropian. Presidenti malazez bëri apel që procesi i aderimit të regjionit me BE-në të përshpejtohet. Pjesëmarrësit u bashkuan rreth tezës, se me zhvillimin e infrastrukturës dhe me ndërtimin e korridoreve transevropiane 8 dhe 10, lidhjet me BE-në do të thellohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aeroplanët bullgar MiG-29 do të fluturojë edhe pas mbërritjes së F-16

Ministri i mbrojtjes, Todor Tagarev, çuditërisht njoftoi se po zhvillohet një procedurë për 6 motorë të tjerë për aeroplanët bullgar MiG-29 dhe se avioni sovjetik do të fluturonte jo vetëm deri në mbërritjen e F-16, por edhe më pas. Ai tha për BNT:..

botuar më 24-03-29 11.11.PD
Todor Tagarev

Ministri ushtarak mohoi se inteligjenca ushtarake po bënte zhvillime politike

Nuk ka asnjë zhvillim nga inteligjenca ushtarake kundër bashkëkryetarit të grupit parlamentar të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" Atanas Atanasov. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në BNT. Ai kujtoi se kompetencat..

botuar më 24-03-29 10.51.PD
Orkrstra Frymore e Gardës

Marshe ushtarake dhe xhaz për 20 vjetorin e Bullgarisë në NATO

Orkestra Përfaqësuese Frymore e Gardës, e preferuara e bullgarëve, Ansambli Përfaqësues i Forcave të Armatosura dhe Grupi Xhaz i NATO-së, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme anëtare të aleancës, do të prezantojnë në Sofje një..

botuar më 24-03-29 6.15.PD