Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s drejtoi apel që vendet nga Ballkani Perëndimor të ulin tensionin

Foto: BGNES

Në një intervistë për agjencinë “Tanjung” sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolltenberg u drejtoi apel vendeve nga Ballkani Perëndimor të bëjnë gjithçka të mundur, për të ulur tensionin midis tyre, tu shmangen retorikës shpërthyese dhe të mos të lejojnë që në regjion të përsëritet konflikti i armatosur. Ai vuri në dukje, se “përgjegjësinë kryesore e mbajnë para së gjithësh vendet në regjion, por aleanca është gati të na përkrahë dhe ti ndihmojë ti shmangen çdo lloj konflikti. Stolltenberg rikujtoi se, NATO-ja luan një rol të rëndësishëm në Ballkan prej disa dhjetëvjeçareve, dhe ka kontribuar për ndërprerjen e “dy luftërave etnike” dhe se angazhimi i parë i madh ushtarak i NATO-s jashtë territorit të vet ka qenë pikërisht në Ballkanin Perëndimor-fillimisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, kurse pas kësaj në Kosovë.


Zhan-Klod Junker: Përparimi i Maqedonisë është i jashtëzakonshëm

Foto: @JunckerEU

“Përparimi i Ish republikës jugosllave Maqedonia nga muajt e fundit është i jashtëzakonshëm”, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Sipas komisarit evropian mbi politikën e fqinjësisë Johanes Han, në qoftë se respektohen premtimet për reforma nga qeveria në Shkup, Bashkimi Evropian  mund të japë një rekomandim pa kushte për një fillim të bisedimeve për aderim. Kryeministri Zaev nga ana e tij deklaroi se, qeveria shënon një përparim në programin e vet të punës. “Miqësia dhe shoqëria e ndërtuar gjatë muajve të fundit me fqinjët, tregon besimin tonë, se vetëm në këtë mënyrë mund të afrohemi afër qëllimeve tona për aderim ndaj Bashkimit Evropian”, nënvizoi Zaev.


Bashkimi Evropian do të hapë edhe dy kapituj bisedimesh me Serbinë

Foto: sputniknews.com

Më 11 dhjetor Serbia do të hapë në Bruksel dy kapituj të rinj në bisedimet për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Këto janë kreu i 6, i cili prek të drejtat e kompanive të biznesit dhe kreu 30 për marrëdhëniet ekonomike me jashtë. Në Bruksel theksojnë se, përparimi rreth kapitujve 23 dhe 24, të cilët janë të lidhur me superioritetin e ligjit, dhe rreth kapitullit të 35, i cili shqyrton normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, janë kusht për përparimin e Serbisë në bisedimet për aderimin. Deri në këtë moment në bisedimet për anëtarësi me Bashkimin Evropian, Serbia ka hapur 10 kapituj, nga të cilët 2 janë të mbyllura përkohësisht. Numri i përgjithshëm i kapitujve në negociatat e pranimit të Serbisë me Bashkimin Evropian është 35.


Një vizitë historike të presidentit turk Erdogan në Greqi

Foto: sputniknews.com

3 projekte të mëdhenj-urë në pikën kufitare “Kipi-Ipsalla”, një lidhje me traget midis Izmirit dhe Selanikut dhe një linjë hekurudhore me një shpejtësi të lartë Stamboll-Selenik pritet të jenë aksent në takimet e presidentit turk Rexhep Erdogan në Greqi më 7 dhe 8 dhjetor. Vizita është vlerësuar si historike. Erdogan ka vizituar Greqinë dy herë si kryeministër gjatë vitit 2004 dhe 2010, por vizitë në një nivel udhëheqës shteti nuk është zhvilluar që nga viti 1952, kur vendet janë pranuar në NATO dhe presidenti turk Xhelall Bajar viziton shtetin fqinjë. Mes sferave me një potencial më të madh për bashkëpunim janë tregtia, turizmi dhe energjetika. Në sferën energjetike, projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik është kyç, një pjesë nga “Korridori Jugor i gazit” për Bashkimin Evropian. Parashikohet që përmes tij nga kufiri turk përmes Greqisë të transportohet gaz drejt Evropës.


Përmes Qipros dhe Greqisë do të kalojë korridori alternativ i gazit për në Evropë

Foto: tekmormonitor.blogspot.com

Qiproja, Izraeli, Greqia dhe Italia ranë dakord për ndërtimin e një korridori alternativ energjetik për furnizime të gazit për në Evropë. Memorandumi për mirëkuptim qe nënshkruar në Nikozi. Gazsjellësi i ardhshëm mesdhetar East Med përkrahet nga komisioni Evropian. Me një gjatësi prej afro 2000 kilometra East Med do të lidh Izraelin, Qipron, Greqinë dhe Italinë dhe do të transportojë gaz natyror nga Mesdheu Lindor deri tek tregjet evropiane, duke dhënë mundësi për një diversifikim të furnizimeve për në Evropë dhe pakësimin e varësisë të saj energjetike nga Rusia.  Projekti do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë dhe duhet të përfundohet deri në vitin 2025. Bullgaria mund të lidhet me gazsjellësin e ardhshëm përmes interkonektorit të saj me Greqinë.


Autoritetet rumune i kanë dërguar Turqisë një kërkesë për ri pranimin e mbi 60 imigrantëve, të cilët kanë mbërritur gjatë javës së kaluar përmes detit të Zi

Foto: newindianexpress.com

Autoritetet rumune u kanë dërguar kolegëve të vet turk kërkesë për ri pranim për mbi 60 imigrantëve, të cilët kanë mbërritur gjatë javës së kaluar në Konstancë me një anije turke  përmes detit të Zi. Marrëveshja e re  për ri pranim me Turqinë, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 tetor, parashikon një afat prej 72 ditëve për përgjigje. Autoritetet rumune  mendojnë se, vetëm bashkëpunimi i mirë institucional transkufitar mund të propozojë zgjidhje për eliminimin e këtij itinerari relativisht të ri për trafik të imigrantëve.

Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD