Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisov: Presim se Britania e Madhe do të mbetet partnere jonë strategjike

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe - Bojko Borisov dhe Tereza Mej

Pavarësisht nga proceset që po zhvillohen mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, Bullgaria po pres se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet partnere strategjike e Bashkimit për çështjet kyçe siç janë sigurimi dhe luftimi i terrorizmit. Këtë e tha Kryeministri bullgar Bojko Borisov para homologes së tij britanike Tereza Mej (Theresa May), me ftesën e së cilës ai zhvilloi një vizitë pune në Londër.

Të dytë diskutuan bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe sigurisë. U dha një vlerësim i lartë për bashkëveprimin mes shërbimeve të posaçme të Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe.

Borisovi nënvizoi se pres përkrahje nga Londra për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sepse afrimi i tyre tek familja e vlerave demokratike është garancia më e madhe për zhvillimin e suksesshëm dhe paqësor të  kontinentit.

“Ne dalim nga Bashkimi Evropian, por jo nga Evropa”, tha Tereza Mej. Ajo shtoi se si ish-ministre e Britanisë së Madhe ajo vlerëson lartë përpjekjet e Bullgarisë në procesin e kufizimit të krizës së refugjatëve në Evropë dhe në luftimin e kriminalitetit të organizuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marshe ushtarake dhe xhaz për 20 vjetorin e Bullgarisë në NATO

Orkestra Përfaqësuese Frymore e Gardës, e preferuara e bullgarëve, Ansambli Përfaqësues i Forcave të Armatosura dhe Grupi Xhaz i NATO-së, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme anëtare të aleancës, do të prezantojnë në Sofje një..

botuar më 24-03-29 6.15.PD

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD