Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria livron rreth 1.8 mln euro për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Partneritetit Lindor

Foto: arkiv

Bullgaria do të financojë 55 projekte me vlerë rreth 1.8 mln euro në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor, vendosi qeveria. Me ndihmën e livruar do të financohen disa projekte në Serbi për organizatat joqeveritare, Avokatin e Popullit, institucionet arsimore dhe biznesin e vogël, në Bosnjë e Hercegovinë do të financohen remontet e kopshteve të fëmijëve dhe të shesheve për fëmijë, në Maqedoni mjetet do të përdoren në fushën e shëndetësisë dhe për fëmijët me nevoja të posaçme, kurse në Shqipëri – për institucionin e Avokatit të Popullit. Në Gjeorgji do të financohet ndërtimi i një qendre arsimore shumëkulturore. Në Moldavi do të meremetohen shkolla dhe një kopsht fëmijësh, ndërsa në Ukrainë do të blihet pajisje për kabinetet e posaçme për arsim interaktiv gjuhësor. Në Armeni do të krijohet një kabinet arsimor me teknologji moderne kompjuterike dhe informative. Mjetet sigurohen në kuadrin e ndihmës zyrtare për zhvillim, e cila livrohet nga çdo një vend anëtar i BE-së në përputhje me Marrëveshjen për funksionimin e BE-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD