Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

144 medalje për Bullgarinë fituan sportistët e boksit nga skuadra e kombëtares

БНР Новини

Viti 2017 qe jashtëzakonisht i suksesshëm për boksierët bullgar. Pak pasi nga Federata Bullgare e Boksit shpallën se gjatë vitit boksierët tanë janë dekoruar me 136 medalje, nga turneu ndërkombëtar në boks për nxënës, të rinj dhe meshkuj deri në 22 vjeç „Moldavian Belt“ në Rumani bullgarët u kthyen me akoma 8 medalje – 6 të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë. Kështu bilanci për sportistët e kombëtares në boks për vitin i cili po përfundon është 144 medalje nga garat ndërkombëtare në të gjitha kategoritë, prej tyre 28 – nga Kampionatet Evropiane.

Ky është një stimul dhe për ne-trajnerët, të punojmë dhe për faktin që boksi bullgar të ecë përpara.” Këtë e tha në një intervistë ekskluzive për “Radio Bullgarinë “ trajneri i përgjithshëm i skuadrës kombëtare të boksit kubani Zhoell Soler, i cili e mori përsipër skuadrën gjatë muajit nëntor 2015.

Për mua, më e rëndësishmja gjatë këtij viti qe se skuadra kombëtare si tërësi bëri hapa të mëdhenj përpara. Gjatë vitit 2017 Daniell Asenov në kategorinë deri më 52 kilogramë, dy herë mbrojti titullin e vet evropian në grupin e moshës deri më 22 vjeç dhe kështu për herë të katërt të radhës ngjiti majën evropiane. Në turneun jashtëzakonisht të rëndë “Stranxha”, në të cilin u përfshinë sportistë prej 39 vendeve, kishim 6 finalistë. Fituam 3 medalje të arta dhe 3 të argjendta. Pas kësaj morëm pjesë në kampionatin evropian në Rumani dhe treguam se bullgarët janë mes më të mirëve.

Zhoell Soler me Daniell Asenovin (në mes)-sportist numër 5 i Bullgarisë për vitin 2017 dhe kryetari i federatës Bullgare të boksit Krasimir Ininski

Në nivelin evropian në boks, bullgarët tanimë kanë fituar njohje dhe respekt, vuri në dukje Zhoell Soler. Federata bullgare e boksit dhe presidenti i saj Krasimir Ininski bëjnë çdo gjë të domosdoshme, që të mund të sigurojnë kushte perfekte për përgatitjen e sportistëve. Për herë të dytë të radhës sportistët e kombëtares patën kamp në Kubë, që qe shumë e dobishme për ta. Gjatë kohës së këtyre kampeve, sportistët tanë kanë mundësi të bëjnë boks dhe të dalin kundra boksierëve më të mirë kuban. Po kështu me shumë rezultat doli projekti i bazës sportive “Bellmeken” i cili startoi në fillim të vitit nga Federata e Boksit dhe presidenti Krasimir Ininski, në kufijtë e të cilit me sportistët nga kombëtarja stërviteshin dhe boksierë të talentuar në moshë 15-16 vjeç dhe të rinj. Këto stërvitje i motivuan fort të rinjtë dhe u dhanë një shtytje përpara drejt medaljeve evropiane.

Emilia GruevaVitin 2017 do ta mbajmë mend dhe me faktin se Emilia Grueva, anëtare e Këshillit Drejtues të Federatës Bullgare të Boksit, u bë bullgarja e parë, e emëruar në udhëheqjen e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit, vuri në dukje Soler. Grueva qe e zgjedhur për Kryetare të komisionit të grave pranë Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit.

Emërimi i Emilia Gruevës është njohja e madhe e radhës për punën e mirë dhe për veprimtarinë e Federatës Bullgare të Boksit dhe ne krenohemi shumë me këtë”, tha atëherë presidenti i Federatës Bullgare të Boksit Krasimir Ininski. Gjatë vitit 2018 tek gratë do të ketë Kampionat Evropian dhe Botëror. Tek meshkujt viti do të jetë më i qetë. Por është shumë e rëndësishme përgatitja e tyre për vitin e ardhshëm 2019.

Gjatë vitit 2018 në kalendarin e meshkujve nuk ka shumë gara të mëdha. Gara bazë, mbi të cilën do të përqendrohemi është “Stranxha” – shënoi Zhoell Soler. Pas kësaj ka kampionat evropian në Rumani për kategorinë e moshës nga 18 deri më 22 vjeç, ku do të përfshihemi me disa atletë. 4 nga boksierët tanë do të marrin pjesë në seritë Botërore të boksit WSB. Daniell Asenov në kategorinë deri më 52 kilogramë dhe Kristian Dimitrov në kategorinë deri më 91 kilogramë do të luajnë për Francën. Radosllav Pantaleev në kategorinë deri më 81 kilogramë dhe Petër Bellberov në kategorinë deri më 91 kilogramë do të marrin pjesë për skuadrën e Britanisë së Madhe. Kjo tregon se federatat e tjera shfaqin interes ndaj pjesëmarrjes së boksierëve bullgar në seritë botërore të boksit.

Edhe gjatë vitit 2018 sportistët tanë nga skuadra kombëtare do të vazhdojnë të punojnë aktivisht mbi teknikën dhe taktikën, që të përgatiten maksimalisht për garat që do të zhvillohet në kalendarin e vitit 2019 – olimpiada evropiane, kampionati evropian dhe botëror, që është një kualifikim për olimpiadën në Tokio.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Federata Bullgare e Boksit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD