Bullgarët blejnë gjithnjë e më shumë pemë artificiale të Vitit të Ri

Foto: BGNES

Gjatë disa viteve të fundit shitjet e pemëve artificiale të Vitit të Ri në Bullgari u rritën konsiderueshëm. Gjithsej 240 mijë pemë të tilla shiten në vit te ne. Mirëpo, ato prodhohen vetëm nga një firmë e vogël familjare në qytetin Rakovski. Ajo zë rreth 60 për qind në treg. Kurse sasitë e tjera që shiten në vend janë import nga Kina, Holanda dhe Belgjika.

Punimi i një peme të Vitit të Ri vazhdon deri në 40 minuta. Çmimet janë nga 8 deri në 350 leva në varësi të modelit dhe lartësisë së Pemës (nga 80 deri në 420 cm.) Kompania eksporton rreth 70 për qind prej prodhimit të vet përtej kufirit dhe ka përfaqësues të vet në dyqanet në Bukuresht, Budapest, Zagreb, Beograd dhe Lubjanë. Që nga ky vit do të startojë prodhimi i topave të blinduar të Vitit të Ri dhe i dekoratës fosforeshente. Kështu firma familjare do ta mbyllë ciklin – që nga Pema e Vitit të Ri e gjer te dekorimi.

Më shumë nga rubrika

Në pazar në qytetin Kubrat

Pazari i ditës së diel në qytetin Kubrat, rrethi i qytetit Razgrad /Bullgari Verilindore/, nuk është një vend i zakonshëm për të bërë pazar. Në treg  njerëzit takohen, këmbejnë informatë, marrin lajme nga të afërmit e vet, të cilët janë jashtë..

botuar më 18-04-25 3.05.MD

Partnerët nga BE-ja dhe OKB-ja e përkrahën Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së në përpjekjet për zhvillimin e politikave për rininë në plan evropian dhe botëror

Konferenca rinore evropiane, e cila u zhvillua para disa ditësh në Sofje, është një aktivitet i madh, i organizuar si një platformë për dialog mes të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti Lindor dhe njerëzve në poste udhëheqëse politike..

botuar më 18-04-24 3.19.MD

Me “Thirrje për bashkëpunim nga Sofja” mbaroi konferenca për arsim efektiv digjital

“Arsimi dhe zhvillimi i teknologjive digjitale janë ndër theksat kryesore të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së”, komentoi Jasen Djullgerov, anëtar i Presidencës së Përhershme Bullgare pranë BE-së. Pikërisht arsimi ishte theksi i..

botuar më 18-04-24 11.55.PD