Mbledhja e Joan Pagëzorit, Pararendësit – një festë e lidhur me simbolikën e lashtë bullgare

Foto: BGNES

Më 7 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton kujtesën e Shën Joan Pagëzorit, i cili e pagëzoi Jisu Krishtin në ujërat e lumit Jordan. Festa quhet nga populli Ivanovden. Shën Joan Pagëzori është i njohur edhe me emrin Pararendës, sepse i ka përgatitur njerëzit për ardhjen e Krishtit. Ivanovden është një prej festave më të respektuara në Bullgari që nga antikiteti deri më sot. Ivan do të thotë “Bekimi i Zotit”, por sipas bullgarëve ky është emri i mbrojtësit të fisit bullgar – Shën Ivan Rillski, ai është simbol i besimit, shpirtit kombëtar, patriotizmit. Këtë ditë ne kujtohemi për mbretërit bullgarë me këtë emër – Ivan Asen, Ivan Shishman, Ivan Sracimir, Ivan Aleksandër.

Снимка

Ivan është forma sllave e emrit Joan – emri më i njohur mashkullor në botën e krishterë. Ky është emri i 23 papëve, i mbretërve të Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Francës, Rusisë, i disa udhëheqësve bullgarë. Emri ka shumë variante të huaja– varianti anglez John, ai francez Jean, ai shqip Gjon, ai turk Yahya etj. Ky emër është përhapur edhe në Lindjen e Largët – YueHa në Kinë, Iok-han në Tajvan, është përhapur madje në Japoni.

Foto: sabori.bg

Sot 300 mijë bullgarë e shënojnë Ditën e Joan Pagëzorit. Siç Theofania edhe Ivanovden është lidhur me simbolikën e lashtë bullgare. Të ashtuquajturat “Ditë të ndyra” (Që nga Krishtlindjet deri në Theofani) tashmë kanë kaluar dhe të gjithë janë plotë shpresë për një kohë më të mirë. Larja tradicionale për shëndet vazhdon edhe këtë ditë. Djemtë i lajnë vajzat, nuset dhe vajzat e vogla deri në moshën 1 vjeç, që të pastrohen me Ujin e Bekuar. Në tryezën festive ka grurë, fasule, fruta të thata, byrek, mish derri me lakër etj. Këtë ditë festojnë të gjithë që e kanë emrin Joan, Ivan etj.

Më shumë nga rubrika

Një prej fluturimeve të para në botë është realizuar nga disa bullgarë

Një prej fluturimeve të para në botë është realizuar nga disa bullgarë. Historia e tyre është pjesë e panteonit të lavdisë luftarake bullgare dhe i bën përshtypje tërë Evropës, sepse deri në vitin 1912 vetëm Italia, një vit më herët, kishte..

botuar më 18-10-16 12.39.MD

14 tetor: Nderojmë shenjtoren Paraskeva (Petka e Tërnovos)

E përnderuara Paraskeva, është një nga shenjtoret më të dashura dhe të nderuara jo vetëm në Bullgari, por në të gjithë botën ortodokse. Shën Petka , e quajtur akoma Petka e Bullgarisë, ka lindur në qytetin Epivat në Detin e Mermertë gjatë..

botuar më 18-10-14 9.05.PD

Seminari Teologjik i Sofjes mbushi 115 vjet

Seminari Teologjik i Sofjes shënon 115 vjet nga krijimi i vet. Godina e tij u ndërtua në vitin 1903 mbi troje të dhuruara nga bashkia e qytetit. Sot Seminari po e vazhdon veprën e Shkollës Teologjike të Samokovit. Dekada me radhë përveç njohurive..

botuar më 18-10-09 2.59.MD