Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Kryeministri Zaev: negociatat për emrin e Maqedonisë po zhvillohen me sukses

Foto: BGNES

Në një intervistë për mkd.mk kryeministri Zoran Zaev informoi se faza e re e negociatave për emrin e Maqedonisë tani për tani realizohet me sukses. “Ndërmjetësuesi Matju Nimic (Matthew Nimitz) uli në një tryezë me palët negociuese dhe sipas tij të dyja vendet janë gati të hyjnë në fazën e zgjidhjes së çështjes”. Akoma nuk ka ardhur koha për bisedime për propozimet konkrete rreth emrit të shtetit, mirëpo sipas Kryeministrit Zaev takimet e shpeshta do të jenë në dobi të zgjidhjes së shpejtë të problemit. Zaevi është kategorik se për çështjen e emrit të vendit të tij duhet zhvilluar një referendum.


Ciprasi është optimist për çështjen e emrit të Maqedonisë

Foto: BGNES

Për gazetën „Nea Selida” Kryeministri grek Aleksis Cipras shpalli se është optimist për çështjen e kontestimit të emrit të Maqedonisë . Në një intervistë për këtë medie ai shprehi bindjen e tij se ka ardhur koha e përshtatshme për marrjen e vendimeve të domosdoshme. Njëkohësisht Kryeministri i bëri thirrje opozitës të kuptojë se çështja e emrit të fqinjës veriore të Greqisë nuk duhet të jetë arsye për intriga të brendshme partiake dhe po të ketë një perspektivë për zgjidhjen e problemit, duhet të krijohen premisa për konsensus të gjerë parlamentar.

 

Ministri i jashtëm i Serbisë nuk pret përparim mbi çështjen e Kosovës gjatë 2018-ës

Foto: BGNES

Viti 2018 nuk do të jetë vendimtare për zgjidhjen e problemit me Kosovën, pohon gazeta e Beogradit “Danas”, duke cituar deklaratat e Ministrin serb të punëve të jashtme Ivica Daçiç. Ministri ka nënvizuar se negociatat do të jenë të vështira. Sipas tij një zgjidhje pa marrëveshje nuk është e mundshme, mirëpo akoma nuk është e qartë se çfarë do të thotë “marrëveshje ligjore detyruese” për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, as nuk janë filluar bisedime për këtë.


Aeroporti i Beogradit është marrë me koncesion nga një kompani franceze

Foto: wikipedia.bg

Grupi frances i ndërtimit Vinci Airports mori me koncesion për 25 vjet aeroportin e Beogradit dhe për këtë kontratë ai paguan 1,5 miliarda euro, informoi Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç. Vinci Airports, i cili ka filluar veprimtarinë e vet me një koncesion në Kamboxhia në vitin 1995, tani ka 35 aeroporte, të cilat shërbejnë 130 miliona udhëtarë çdo vit. Aeroporti i Beogradit është më i madhi në Ballkan dhe Serbia qëllon që ai të bëhet qendra rajonale me kompaninë kombëtare “Air Serbia” në partneritet me Etihad Airways.


„Sheraton“ largohet nga Shqipëria

Foto: sheratontiranahotel.com

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) informoi se më 1 janar 2018 rrjeti i njohur i hotelerisë Sheraton largohet nga vendi. Shoqata e vlerëson këtë si ngjarja më negative për turizmin shqiptar për 20 vitet e fundit. Nga ana e “Sheraton”-it akoma nuk ka shpjegim zyrtar për arsyet konkretet të largimit, mirëpo nga ATOA komentojnë se vendimi është lidhur me politikën e gabuar në fushën e turizmit. Hoteli “Sheraton” në Tiranë punon në Tiranë që nga viti 2003 dhe atëherë ai u bë hoteli i parë me pesë yje në territorin e Shqipërisë. Me largimin e këtij zinxhiri hotelerik vendi humb një brand, i cili është garanci për cilësi të lartë dhe vetë tërheq turistë të klasës së lartë.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD