Bullgaria u përul para kujtimit të Botevit

Bullgaria shënoi solemnisht përvjetorin e 170-të të lindjes së Hristo Botevit (06 janar 1848) – poet gjenial dhe një prej heronjve më të dashur kombëtar.

Ai vdiq në vitin 1876 në Kryengritjen e Prillit kundër robërisë osmane. Në kulmin e kryengritjes poeti organizoi një çetë prej 200 vetash, e cila me anijen “Radecki” akustoi në bregun bullgar të lumit Danub, që t’i përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, kurse Hristo Botev u vra afër majës Okollçica në malin stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, ku lindi një valë e madhe solidariteti me popullin bullgar, i cili luftonte për lirinë e vet. Vdekja heroike e përjetësoi jetën e shkurtër të Botevit, kushtuar shpirtit bullgar dhe kauzës kombëtare.

Festimet me rastin e përvjetorit të 170-të të lindjes së Botevit filluan në qytetin e tij të lindjes – Kallofer, me një sërë aktivitetesh, ndër të cilat janë një miting-përulje në kompleksin e memorialit “Hristo Botev” dhe ulje e “Kurorës së Famës” para monumentit të heroit tonë kombëtar. Përvjetori i poetit- revolucionar u shënua solemnisht në tërë vendin. Muzeu Historik Regjional, Bashkia e Kryeqytetit dhe shoqata “Vepra e Popullit” në Sofje nderuan kujtimin e poetit në godinën-muze. Atje u validua një pullë postare kushtuar bullgarit të madh. Formimi i pullës postare është vepër e piktorit Stojan Deçev në bazë të pikturës së njohur të Aleksandër Poplillovit.

Снимка

 “Levski është toka e Bullgarisë, kurse Botevi është qielli i saj”, tha Stojan Deçev, duke cituar një prej gjenive të artit dhe fjalimit artistik – Ilia Beshkov.

Снимка

U paraqit gjithashtu një kryevepër e artit që nga mesi i shekullit XX – monumenti i Botevit të madh, vepër e skulptorit të njohur bullgar Jordan Krëçmarov. U hap një ekspozitë unikale nga koleksioni i inxhinierit Georgi Mëndev , kushtuar jetës dhe veprimtarisë së poetit.

Снимка

Me këtë rast Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova tha:

СнимкаI jam mirënjohëse Ministrisë së Transportit, Teknologjive Informative dhe Komunikacioneve, si dhe Postave Bullgare dhe Shoqatës “Vepra Popullore” për pjesëmarrjen e tyre në iniciativat tona kushtuar këtij aktiviteti të rëndësishëm. I përshëndes organizatorët, sepse ne jemi të detyruar ta ruajmë kujtimin e Botevit dhe trashëgiminë e tij. E quajmë Botevin poet gjenial dhe revolucionar të madh. Veprat e tij pasqyrojnë jetën dhe luftën e tij për lirinë e Bullgarisë. Kjo është zgjedhja e njeriut me shpirt të lirë, i cili shkroi: “E vërteta është e shenjtë, liria është e dashur”. Ai do të mbetet gjithmonë i gjallë, një prej heronjve tanë kombëtarë, para të cilëve përulemi edhe sot e kësaj dite.” 

Me rastin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Ministri i Transportit, Teknologjive Informative dhe Komunikacioneve Ivajllo Moskovski shënoi: “Shumë bullgarë të denjë e kanë vendin e vet jo vetëm në historinë dhe në shoqërinë tonë. Duhet të dihet se ka një sërë personalitetesh në Bullgari, të quajtur nga historia heronj kombëtarë, të cilët kanë kontribuuar për lirinë dhe idealet jo vetëm të vendit tonë, por të tërë Evropës.” 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Autori: BTA dhe sofiahistorymuseum.bg

Më shumë nga rubrika

Rrënojat e banjës romake në qendrën e qytetit Dobriç përsëri tërheqin vizitues

Në qendrën e qytetit Dobriç gjendet një monument i kulturës, i cili është pjesë e historisë së lashtë të krahinës së Dobruxhës. Bëhet fjalë për godinën e një banje të pasur romake, e cila mbase ka shërbyer vilën e ndonjë romaku të pasur. Atje..

botuar më 18-07-08 11.25.PD
Kori muzikor pranë Gjimnazit Bullgar të Vajzave “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Selanik, 1911

Bullgarët në Selanik – një pjesë prej historisë së Bullgarisë dhe të Greqisë

Në kryeqytet u paraqit albumi “Selaniku dhe bullgarët – historia, kujtesa, koha bashkëkohore. Me këtë botim përfundon pjesa e parë e një projekti kushtuar kësaj teme. Ai është realizuar nga Instituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të..

botuar më 18-07-03 12.24.MD

Shenjtërore të lashtë trake gërmuan arkeologët në ishullin “Shën Toma”

Një shenjtërore të madhe trake zbuluan arkeologët e Muzeut Historik Kombëtar në ishullin “Shën Toma” afër qytetit Sozopoll. Në bregun perëndimor të ishullit ekipi zbuloi dy vende rituale nga Epoka e Vonshme e Hekurit. Supozohet se numri i..

botuar më 18-06-30 2.50.MD