Traditat dhe modernizmi gërshetohen në spotet reklamuese për Presidencën Bullgare

Autor:

Në prag të inaugurimit zyrtar të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Pallatin Kombëtar të Kulturës treguan spote reklamuese, me të cilat vendi ynë do të prezantohet përpara vendeve të tjera anëtare. Ato do të jenë tre dhe do të transmetohen përpara çdo një takimi formal ose joformal, si në Sofje, ashtu dhe në Bruksel dhe Strasburg. Cili është mesazhi i tyre, sqaron Ministrja e Presidencës Evropiane Liljana Pavllova:

Снимка"Njëri spot, të cilin e prezantojmë, quhet “Kjo është Bullgaria”. Me të duam të tregojmë vendin tonë përpara miqve tanë, për të cilët Bullgaria është një vend i panjohur. Spoti i dytë përshkruan prioritetet e Presidencës Bullgare, kurse i treti do të tregojë bullgarë të njohur dhe arritjet, të cilat i kemi dhënë botës. Videoja  ka një detyrë bazë - të zbulojmë sërish Bullgarinë si një xhevahir i fshehur i Evropës."

Videoja, e cila u kushtohet talenteve bullgarë, që e kanë lavdëruar dhe nderuar vendin tonë, akoma nuk është e përfunduar. Premiera e saj do të jetë pas disa javëve.


Producent i spoteve është Dimitër Goçev, regjisori është Bozhidar Velinov. Mesazhi të cilin e sjellin është se nuk ka se si të mos dashurohesh pas vendit tonë që në pamje të parë. Fotot lenë ndjenjën se e kanë kapur Bullgarinë në katër stinë, pavarësisht se janë bërë përpara 10 ditëve. Rolet kryesore u janë dhënë aktorëve Bojko Krëstanov  dhe Llorina Kamburova. Heronjtë e tyre janë dy të rinj të cilët udhëtojnë nëpër vend, njihen me traditat, zakonet dhe takojnë njerëz të rinj, të cilët i befasojnë me mikpritjen e vet dhe me qëllimet e tyre të mira. Në videon e shkurtër vendin e vet gjejnë dy tradita mijëvjeçare - vallëzimet e kukerëve/ njerëz të maskuar të cilët luajnë me maska të larmishme dhe të bukura të punuara me dorë dhe të vendosura në kokë për të dëbuar forcat e këqija/ dhe ato të nestinarëve /vallëzime tipike dhe karakteristike, të cilat luhen mbi prush, zakonisht janë të lidhura me festat kushtuar shenjtorëve Konstantin dhe Elena/. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar folklorit bullgar, si dhe alfabetit tonë-alfabeti cirilik.

Buxheti për të tria spotet reklamuese, internet banderolat dhe logon, si dhe për muzikën origjinale, të kompozuar nga Krasimir Todorov, kushton 202 000 leva. Do të blihet dhe kohë për reklamim në televizionet dhe radiostacionet, në të cilat ato të transmetohen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: eu2018bg.bg dhe BGNES

Më shumë nga rubrika

Bullgarët udhëtojnë në 156 shtete pa viza

Bullgarët mund të udhëtojnë lirisht pa viza në 156 shtete. Për nga ky tregues ne ndodhemi në vend të 20 në botë, duke tejkaluar fqinjët tanë. Sivjet në klasifikimin Henley Passport Index për udhëtim të lirë në vend të parë ndodhet Gjermania, qytetearët e..

botuar më 18-01-21 10.15.PD

Po ulet numri i shpendëve ujorë që dimërojnë në Bullgari

Numërimi i 42-të dimëror i shpendëve ujorë në Bullgari, që u zhvillua para pak kohe, tregoi pesë herë më pak shpendë në krahasim me vitet e mëparshme. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve më shumë janë kryekuqtë e..

botuar më 18-01-20 1.05.MD
Pamje nga Herbeli

„Dy shtëpi e gjysmë” – një udhëtim në të kaluarën e Dibrës së Poshtme

Fshati Herbel ndodhet në rajonin kufitar të Dibrës së Poshtme në territorin e Shqërisë, 4 kilometra nga qyteti maqedonas Dibër. Të dhënat shkresore për tablonë demografike të regjionit nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20-të..

botuar më 18-01-20 10.35.PD