Për ikonat dhe simbolet e tyre në artin bullgar

Deçko Uzunov, “Autoportreti me shenjtorët”

Deri në 4 shkurt në Galerinë e Arteve Figurative mund të shihet ekspozita “Simboli dhe imazhi në artin modern bullgar”. Ekspozita i është kushtuar ikonës dhe pranisë së saj në krijimtarinë artistike mondane. Veprat e ekspozuara janë mbi 100.

Tema për praninë e ikonës në artin bashkëkohor, ose më tepër në artin modern, në veprat mondane, më intereson që prej rreth një viti e gjysmë, na shpjegoi kujdestari i ekspozitës Ljuben Domozetksi. – Gjatë tërë kësaj kohe kërkoja autorë, të cilët pas Çlirimit tonë nga zgjedha turke kanë paraqitur ikona në një ose tjetër mënyrë. Kështu dalëngadalë u arrit në seleksionimin e këtyre veprave.

Lika Janko, “Madona” dhe “Kisha e artë”
Veprat e ekspozitës janë krijuar në periudhën që nga Çlirimi i Bullgarisë nga robëria osmane në vitin 1878 deri në vitin 1989. Çfarë është ndikimi i autorëve të periudhës pas Çlirimit nga krijuesit e Mesjetës dhe të Rilindjes?

Në disa periudha të veçanta ka forcim të interesit ndaj artit të Mesjetës. Në qoftë se hedhim një shikim ndaj autorëve më të hershëm – të huajit, të cilët kanë ardhur në Bullgari, atyre u kanë bërë një përshtypje shumë të madhe veprat më të vjetra, më tepër detaji më i vogël në kostumet tona popullore, ose në formimin e një tempulli të krishterë ballkanik, përfshi këtu pikturimin e ikonave në muret e kishave.

Danaill Deçev, “Shën Thanasi” dhe Stefan Baxhov, “Interieri i kishës”
Ljuben Domozetski na jep si shembull një prej krijuesve më të njohur të periudhës pas Çlirimit të Bullgarisë – çeku Ivan Mërkviçka, i cili në një prej pikturave të tij paraqet një lutje me një qengj me rastin e Ditës së Shën Gjergjit. Është i rëndësishëm çdo një detal – nga elementet më të vogla të kostumit popullor e gjer te formimi i interierit. Prapa kurrizit të priftit shihet një ikonë. Ajo në fakt është e pranishme në hapësirën e tempullit dhe rikrijon jetën fetare të popujve ballkanikë.

Disa autorë të tjerë të paraqitur në ekspozitë janë piktori austriak Jozef Oberbauer dhe çeku Jozef Piter, të cilët pikturojnë jetën e Sofjes së vjetër. 

Boris Denev, “Interieri-kisha” dhe Jakim Bançev “Para altarit”
Mund të përfytyrojmë se si dukej Sofja në fund të shekullit XIX pas Çlirimit. Godinat moderne ishin shumë pak, rrugët nuk ishin asfaltuar. Godinat ishin të ulëta, me një kat. Kishte xhami, kisha, që nga kjo periudhë është tempulli i krishterë “Shën Sofja”, rotonda “Shën Gjergji”. Ky realit ballkanik u ka bërë një përshtypje të madhe autorëve të huaj.

Një kontekst tjetër ku ikona është e pranishme janë pikturat me karakter historik, të cilat janë të lidhura me të kaluarën tonë të Mesjetës dhe të Rilindjes, si dhe tema lidhur me zografët.

Ljuben Gajdarov, “Zografi” dhe Canko Llavrenov “Tërnovoja gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare”
Pas Çlirimit arti fetar bullgar u bë më akademik. Një detal kureshtar është se gjatë viteve 20 të shekullit XX arti laik iu drejtua estetikës së ikonës së Mesjetës – gjithnjë e më shumë autorë modernë interesoheshin për artin bizantin, pikturimin e ikonave, pikturat në muret e tempujve, dorëshkrimet etj. Kishte një qëllim për modernizimin e artit bullgar nëpërmjet kërkimit të imazhit tonë kombëtar, nënvizon kujdestari i ekspozitë. Si shembull ai jep disa piktorë të njohur si Ivan Milev dhe Ivan Penkov, të cilët kanë punuar gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar. Duke folur për ndikimin e ikonave mbi artin mondan nuk duhet harruar edhe ndikimi i “gjuhës artistike” – përfshirja e areolave, e arit etj. Sigurisht që e gjithë kjo ka një kuptim të thellë dhe kjo gjuhë simbolike nuk është e rastit dhe nuk i detyrohet ndonjë ideje të rastit të zografit. Pikërisht këto specifika, karakteristike për artin e Mesjetës, nganjëherë u bëjnë përshtypje autorëve – vë në dukje Ljuben Domozetski.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Veneta Pavllova dhe sghg.bg
Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë me antika bullgare është në krye të klasifikimit për ekspozitë më të autoritetshme

The Art Newspaper shpalli ekspozitën e Institutit Arkeologjik Kombëtare me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave “Ari i parë. Ada tepe: miniera më e lashtë e arit”, ekspozitën më të vizituar me tematikë antike gjatë vitit 2017. Klasifikimi është..

botuar më 18-04-15 11.15.PD

Fotografi Nikolla Mihov përpiqet të kuptojë se pse Mona Liza u bë “yll” i selfi-manisë

Një selfi me Mona Lizën është hiti ndër turistët botërorë, të cilët vizitojnë muzeun Luver të Parisit dhe magjepsen nga buzëqeshja enigmatike e kryeveprës së Leonardos. Para disa dekadash reaksionet ishin thjesht një shikim më i thelluar, por sot mania..

botuar më 18-04-14 1.25.MD

“Poezia në metro” na fton të paktën për një çast të zhytemi në kuptimin e fjalëve

A ka vend për poezi në metronë plot e përplot me njerëz dhe zhurma? Kategorikisht po. Këtë e provon Instituti Kulturor i Polonisë në Sofje, i cili për herë të tretë me radhë, bashkë me “Gazetën Letrare” i fton njerëzit që të ndalen të paktën për..

botuar më 18-04-14 10.55.PD