Një koncert festiv hap Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian

Ceremonia rreth hapjes së Presidencës Bullgare do të zhvillohet më 11 janar në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Në programin e ngjarjes janë përfshirë këngë të grupeve dhe të solistëve të njohur bullgarë. Mes tyre është dhe kori i Fëmijëve të Radios me dirigjente Venecia Karamanova. Kori do të hapë ceremoninë me himnin e Republikës së Bullgarisë, kurse pas fjalimeve të personave zyrtarë do të këndojnë dhe himnin e Bashkimit Evropian. Në darkën festive do të tingëllojnë intonacione autentike popullore, si dhe vepra mbi bazën folklorike të krijuara nga autorë të njohur bullgarë.



Mbase përjashtimi i vetëm është pjesëmarrja e ansamblit të dhomës “Joan Kukuzell-Zëëmbli” , i cili do të këndojë “Në mbretëritë tuaja”- një nga himnet më të bukura ortodoksale, të krijuara nga kompozitori Dobri Hristov. Ansambli “Joan Kukuzell-Zëëmbli” është ansambli i parë për muzikë ortodokse, i cili ka interpretuar në sallën e koncerteve veprat e patronit të vet - këngëtari legjendar mesjetar dhe kompozitor i jashtëzakonshëm me prejardhje bullgare, si dhe shumë këngë dhe himne të tjera kishtare.






“Eva kuarteti ” do të paraqesë të kënduarit me dy zëra nga Bullgaria e Mesme Perëndimore (Shoplluka) - regjioni, në të cilin gjendet dhe kryeqyteti i Bullgarisë. Katër zonjat me zëra të shkëlqyera nga kori popullor i grave “Misteri i zërave bullgar” Evelina Hristova, Gjergana Dimitrova, Sofija Janeva dhe Daniella Stoiçkova shpesh paraqiten në projekte të ndryshme moderne.




Stojan Jankullov - perkusionisti virtuoz bullgar, i cili shkëlqen njësoj dhe në formacionet folklorike dhe në formacionet pop dhe xhaz, do të jetë në skenë me valltarët nga ansambli “Çinari”. Bashkë do të interpretojnë një valle me daulle, të quajtur “Vatra”.



Ansambli “Bëllgare”-ansambli i parë folklorik privat tek ne, do të prezantohet me një shfaqje koreografike mbi motive shope.



Kurse formacioni instrumental “Bullgara”, repertori i të cilit nuk i nënshtrohet një formulimi të saktë për nga ana e gjinisë - me pjesën “Nestinarsko” dhe “Utro”.




Në fund të koncertit është kënga e interpretuar nga dueti Kris dhe Velin.



Sipas programit paraprak ata do të këndojnë në shoqërim të “Bullgara” kurse në skenë përsëri do të dalë ansambli “Bëllgare”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Fotografi: arkiv

Më shumë nga rubrika

E shtynë eutanazinë e kopeve në Stranxha

Çdo gjë fillon në fund të muajit qershor, kur në 3 ferma të deleve në fshatin Voden, në territorin e bashkisë Boljarovo, janë konstatuar 3 raste të sëmundjes “murtajë mbi kafshët e vogla përtypëse”-një kafshë e vdekur, kurse dy të tjerat në një..

botuar më 18-07-19 3.00.MD

Të rinjtë në Bullgari nuk kanë dëshirë të bëhen mësues

Pritet, që nga fillimi i vitit 2019 rroga fillestare e mësuesve në Bullgari të bëhet 920 leva. Për këtë arritën marrëveshje gjatë qershorit Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe partnerët e saj socialë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje financiare..

botuar më 18-07-19 12.37.MD

Art pa moshë

Fondacioni “ Credo Bonum ” ka popullaritet në qytetet më të mëdha të vendit me fushatën “Libra për pleh”, e cila inkurajon njerëzit të mbledhin mbeturina prej plastmase kundrejt të cilave marrin libra nga autorë të kohës sonë. Kjo nismë punon në..

botuar më 18-07-18 1.14.MD