Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenca do të ndikojë pozitivisht mbi imazhin e Bullgarisë si destinacion turistik

БНР Новини
Foto: tourism.government.bg

Përfaqësuesit e degës turistike në Bullgari presin, që presidenca bullgare të ndikojë pozitivisht mbi imazhin e Bullgarisë si destinacion turistik, të shtojë të ardhurat në turizëm dhe të tërheqë më shumë adhurues të udhëtimeve.

Sipas drejtorit të Institutit të Analizave dhe Vlerësimeve në Turizëm Rumen Draganov, presidenca bullgare është një mundësi e mrekullueshme për reklamë të vendit si një destinacion turistik. Jo vetëm Sofja, por edhe qytete të tjera si Pllovdiv, Veliko Tërnovo, Varna, Burgas do të fitojnë nga veprimtaritë e ndryshme.

Po rritet numri i turistëve, të ardhurat mesatare nga çdo dhome, zënia mesatare e bazës së shtretërve. Zakonisht vlerësimet për një vend po shtohen gjatë zhvillimit dhe pas përfundimit të një veprimtarie të tillë të madhe. Kjo për shkak se nga njëra anë vërtetohet, se vendi është në gjendje t’i shërbejë një organizate të madhe, ndërsa nga ana tjetër pritet që të shfaqet interes për organizimin e veprimtarive të tjera të ngjashme si kongrese, konferenca etj.

Rumen Draganov parashikon, se miqtë gjatë gjashtë muajve të presidencës do të tejkalojnë 40 mijë veta. Në këtë numër hyjnë si pjesëmarrësit në aktivitetet e ndryshme, ashtu edhe personat, të cilët do ta shoqërojnë. Sipas tij mund të priten edhe një sërë aktivitetesh suplementare të bazuara mbi Presidencën e Bullgarisë të Këshillit të BE-së.

Biznesi pret, që presidenca t’i sigurojë Bullgarisë një reklamë pozitive, thotë Daniella Stoeva nga Asociacioni i Agjencive Turistike në Bullgari. Ajo thekson shpresën e biznesmenëve, që vendi të bëhet një destinacion i dallueshëm. Prandaj është e domosdoshme që në mediat evropiane të hyjnë vetëm lajme pozitive për Bullgarinë.

Organizatorët e kongreseve me siguri mund të presin rezultate pozitive, por ata kanë edhe frikët e tyre. Vizituesit të cilët e frekuentojnë vendin me ndonjë shkak konkret, jo turistik, vështirësojnë sigurimin e shërbimeve turistike për njerëzit e zakonshëm, vizitues të vendit. Hasim vështirësi të mëdha në vendosjen e grupeve turistike në Sofje sidomos për periudhat, në të cilat parashikohen veprimtaritë në kuadrin e presidencës. Për disa data, të cilët për fat të keq përputhen me sezonin më aktiv turistik, mundësi për vendosje në kryeqytet pothuajse nuk ka, thekson Stoeva.

Sipas saj, përveç presidencës, një aktivitet tjetër i rëndësishëm për reklamën e Bullgarisë si destinacion turistik do të jetë “Pllovdivi – kryeqytet evropian i kulturës 2019”. Pritet, që dobia nga turizmi në kuadrin e kësaj veprimtaria të jetë e madhe. Për këtë arsye shteti duhet të përqendrojë përpjekjet edhe mbi këtë veprimtari të ardhshme.

Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD