Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po ulet numri i shpendëve ujorë që dimërojnë në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Numërimi i 42-të dimëror i shpendëve ujorë në Bullgari, që u zhvillua para pak kohe, tregoi pesë herë më pak shpendë në krahasim me vitet e mëparshme.

Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve më shumë janë kryekuqtë e mjeme (Aythya ferina), bajuklat (Fulica atra), bishtagjelat (Anas platyrhynchos). Ndër zogjtë e tjerë të vëzhguar interesantë janë bozhorët (Pelecanus crispus), dhe shqiponjat e detit (Haliaeetus), të cilët tashmë nuk mund të shihen në Evropën Perëndimore, shqiponjat e rosave (Aquila clanga), vrançit me çafkë (Phalacrocorax aristotelis) etj.

Ndryshe nga vitet e tjera, në pothuaj të gjitha liqenet e vogla, që zakonisht mbulohen me akull gjatë janarit, për shkak të temperaturave mbi zero, sivjet mund të vëzhgohen shpendë ujorë që dimërojnë rreth tyre.

Sipas ekspertëve studimet e gjendjes së zogjve ujor janë shumë të rëndësishme në kontekstin e temës për ndryshimet klimatike. Rezultatet mund të interpretohen si tregues për ndryshimet e mjedisit  dhe akoma një herë të provojnë rolin e shpendëve si indikator i rëndësishëm për gjendjen e mjedisit, në të cilin jetojmë. Në kuadrin e numërimit të 42-të dimëror të shpendëve ujorë ekspertët kanë mbledhur të dhëna nga 2000 zona të lagëta në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD