Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria tregon më të mirën nga bujqësia e saj në Berlin

Shteti ynë është partner i Javës së Gjelbër Ndërkombëtare

БНР Новини

Nga 19 deri më 28 janar Berlini për herë të 83-të është mikpritësi i Javës së Gjelbër Ndërkombëtare. Ekspozita e themeluar në vitin 1926 është ngjarja më e madhe botërore për ushqime, bujqësi dhe kopshtari. Është e njohur edhe si “Davosi i biznesit agrar”. Programi përfshin më se 300 forume, seminare, kushtuar bujqësisë, industrisë ushqimore, zhvillimit të rajoneve rurale, biokarburanteve. Sivjet gjatë kësaj jave do të takohen 80 ministra të bujqësisë dhe ata do të diskutojnë perspektivat për zhvillimin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore. Tema me prioritet është përmirësimi i kushteve për rritjen e bagëtisë, jo vetëm në shtetet me industri të zhvilluar, por në tërë botën.

Снимка

Bullgaria si një nga shtetet-partnere sivjet e ka mundësinë të tregojë arritjet e veta në industrinë agrare dhe në atë ushqimore përpara gjysmë milion vizituesve të ekspozitës në Berlin. 62 firma bullgare tregojnë produktet e veta tradicionale, dhe shumë prej tyre janë të certifikauara. Vizituaesit mund t’i shijojnë ushqimet tradicionale bullgare dhe pijet e prodhuara tek ne: perime dhe fruta organike, marmelate, ëmbëlsira, tahan, ajvar, produkte mishi, bulmetra, verëra, raki, birë, lëngje. Mysafirët e stendës bullgare, që ndodhet në një sipërfaqe prej 1600 metra katrore, do të mund të shijojnë gjithashtu lloje të ndryshme të mjaltit organik. Ka edhe mjaltë me lule trëndafili, i cili përforcon imunitetin – një produkt, i cili kërkohet shumë në Japoni dhe në Kinë. Ka shumë produkte kozmetike në bazën e vajit të trëndafilit. Ndoshta mysafirët e ekspozitës bullgare do të kënaqen më shumë me verën e shijshme bullgare të llojeve karakteristike Mavrud, Melnik 55, Rubin etj., duke përfunduar shëtitjen e tyre me gotë në dorë.

Снимка

Bullgaria mund të tregojë shumë. Këtë e provoi shouja e madhe multimediale gjatë hapjes së Javës së Gjelbër para 3000 mysafirëve zyrtarë. Mysafirët u bënë dëshmitarë të nisjes së stacioneve hapësinore  Voyager​ 1 dhe 2 nga qendra kozmike Cape Canaveral me një disk të artë në bordin e tyre, nga tingëllon kënga bullgare “Doli Delju Kaçak”. Në programin muzikor morën pjesë ansambli i kërcimtarëve “Bëllgare” me valle dinamike nga krahina Shoplluk (afër Sofjes), kuarteti “Intro” i studentëve të Akademisë Muzikore në Plovdiv dhe këngëtarja operistike, e cila është kampione botërore në beatbox, Adriana Nikollova-Peçenkata.

Снимка

Në pjesën kulinare të hapjes zyrtare të Javës së Gjelbër morën pjesë kuzhinierë të talentuar bullgarë. Mysafirët provuan gjellë tradicionale që janë karakteristike për secilën shtëpi bullgare – japrak me gjethe të njoma hardhie a me gjethe lakre, qebapë, qofte, suxhuk, sallatë shope (nga krahina Shoplluk), etj.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Messe Berlin GmbH



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD