Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuçedër me shtatë kokë dhe me kurora është plastika më interesante në ekspozitën e re të Muzeut Historik

Foto: BTA

Më Muzeun Historik Kombëtar është ekspozuar një plastikë unike prej gruri që pasqyron kuçedër me shtatë kokë dhe me kurora nga shekulli i XIX-të. Pllaka në fjalë ka qenë pjesë e zbukurimeve murale të kishës “Shën Thanas” në fshatin Bellopoljane, në rajonin e qytetit Ivajllovgrad (Bullgari Juglindore).

Kisha është ndërtuar në vitin 1838 dhe është një shembull mbresëlënës i arkitekturës nga pjesa e parë e shekullit të XIX. Ka dy teori për simbolikën e plastikës. Njëra është lidhur me perceptimin biblik të Shejtanit  si një kuçedër me shtatë brirë – pasqyrim i së keqes dhe fuqive të errëta. Teoria tjetër ka analogji të tjera arkeologjike në rajonin e qytetit Ivajllovgrad. Në vitin 2014 në “Qytetin e Mermertë”, siç është njohur kështjella mesjetare Ljutnica, është gjetur një mamuz bronzi i lyer me ar, mbi të cilin janë paraqitur shtatë kokë kuçedrash. Mamuzi ka qenë pjesë e pajisjes ushtarake të ndonjë kalorësi pjesëmarrës në sulmin e latinëve kundër kështjellës në fundin e shekullit të XIII-të.

Në rrënojat e kështjellës Ljutnica janë gjetur dhe monedha të argjendta latine. Në jetëshkrimet e asaj kohe latinët janë përshkruar si shejtanë. Kështu në kujtesën e popullit të krahinës Trakia mbetet imazhi i kuçedrës me shtatë kokë me kurora – ato simbolizojnë shtatë perandorët  latinë, të kurorëzuar në Kostandinopojë, që ishin fajtorët për dëme të panumërta në Ballkan. Tema për kuçedrën është e pranishme edhe në krijimtarinë popullore. Me simbolikën e saj fëmijët mund të njihen në Qendrën arsimore për fëmijë pranë Muzeut Historik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD