Inovacionet ekologjike për cilësinë e ajrit zënë një vend të rëndësishëm në politikën kombëtare të Bullgarisë

Edicioni i 21-rë për inovacione ekologjike për cilësinë e ajrit, i cili u zhvillua më 5 dhe 6 shkurt në “SofiaTechPark” në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, filloi me protestë të ambientalistëve dhe organizatave ekologjike, të cilët shpallën pozitën e tyre kundër vendimit të Këshilli të Ministrave nga data 28 dhjetor 2017 për ndryshime në Planin e menaxhimit të Parkut Kombëtar “Pirin”. Para pjesëmarrësve ndërkombëtarë të forumit ata ngritën pankarta për mbrojtjen e mjedisit në malin Pirin dhe kërkuan dorëheqjen e Ministrit të mjedisit dhe ujërave Neno Dimov.

Po jetojmë në demokraci, ku njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme dhe janë të lirë t’i shprehin. Kurse ne – politikanët duhet të gjejmë balancën mes interesave dhe qëndrimeve të ndryshme. Kuptohet se secili duhet të marrë përgjegjësi për këtë që e bën” – komentoi Ministri Dimov.

Снимка

Sipas protestuesve ajri i pastër dhe mbrojtja e pyjeve janë çështje të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë – prandaj para se të flasim për inovacione ekologjike, më parë duhet t’i mbrojmë “mushkëritë” e malit, të cilët e transformojnë dioksidin e karbonit në oksigjen:

Nuk mund të flasim për ajër të pastër, kur asgjësojmë pyjet shekullore, siç është rasti me malin Pirin. Dhe dëshirojmë që homologët e ministrit Dimov të dinë se çfarë po bëhet në Bullgari. Me rëndësi është të dihet se mbrojtja e pyjeve është një nga mënyrat më të suksesshme për kundërvënien e ndryshimeve klimatike” – komentuan Kalina Bojaxhieva dhe Martina Popova nga WWF Bullgaria.

Gjatë çeljes së forumit për inovacione ekologjike, në të cilin morën pjesë politikanë, diplomatë, ekspertë dhe shkencëtarë nga BE, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga Partneriteti Lindor dhe nga regjioni i Detit të Zi, Ministri Neno Dimov nënvizoi se cilësia e ajrit është një nga prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian:

Cilësia e ajrit ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e jetesës. Ajri nuk i njeh kufijtë shtetërorë dhe nuk ka orar pune. Të gjithët kemi nevojë për të çdo një minutë. Prandaj dëshiroj që t’i pranojmë detyrat e forumit të sotëm si detyra urgjente që kanë nevojë për zgjidhje sa më të shpejtë. Kur bëhet fjalë për problemet e mjedisit dhe të planetit zakonisht qëndrimi ynë është strategjik dhe planifikojmë në mënyrë të afatgjatë. Në emër të shëndetit të 500 miliona evropianëve kjo nuk mjafton dhe duhet të veprojmë sot. Për këtë arsye Bullgaria e zgjedh pastërtinë e ajrit si prioritet të Kryesisë së vet të Këshillit të BE-së. Dhe sot e shtroj këtë problem para jush, kurse rezultatet e forumit do t’u prezantoj homologëve të mi – ministrave të mjedisit të BE-së në Këshillin joformal gjatë prillit të këtij viti.”

Cilësia e keqe e ajrit në Evropë shkakton vdekjen e 400 000 njerëzve çdo vit”, tha në mesazhin e tij video Komisioneri evropian për mjedisin, çështjet detare dhe peshkimin Karmenu Vella. Sipas tij ka nevojë për qëndrime të reja, teknologji dhe zgjidhje inovative teknologjike, analiza dhe diskutime, të cilat do të marrin përkrahjen e të gjithëve. Për këtë arsye forumi për inovacione ekologjike për cilësinë e ajrit i ofron Evropës mundësi që ajo të bëhet lidere e procesit të tranzicionit ndaj një ekonomie më të pastër.

Daniel Calleja Crespo dhe Neno Dimov

Me rëndësi të madhe është të punojmë së bashku, për të gjetur qëndrimin më të mirë – nënvizoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit pranë KE-së Daniel Calleja Crespo. Dëshirojmë që ky forum të bëhet një vend për shkëmbimin e ideve, ku palët e ndryshme të interesuara do të përqendrohen mbi zgjidhje inovative që mund të zbatohen në praktikë. Ne nga Komisioni Evropian do të punojmë më shumë për rregullimin, për monitorimin, për ofrimin e ndihmës financiare." Daniel Calleja Crespo tha gjithashtu se BE-ja ia ka vënë vetes qëllimin ambicioz për reduktimin e emetimeve helmuese të automjeteve me anë të inkurajimit të transportit elektrik.

Në Bullgari ka akoma një burim të madh të ndotjes së ajrit – bëhet fjalë për lëndët e ngurta djegëse që përdoren për ngrohjen e shtëpive. Prandaj, sipas fjalëve të Ivelina Vasilevës, kryetarja e Komisionit për Mjedisin në Legjislaturën e 44-të, hapat për përballimin e ndotjes së ajrit duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Në shumë raste shteti ende ofron asistencë sociale për njerëzit e varfër, duke lëshuar mjete për blerjen e qymyrgureve apo drunjve për ngrohje. Dhe pikërisht këto lloje të ngrohjes janë më të dëmshmet për atmosferën. Dhe një nga zgjidhjet e mundshme të këtij problemi është zgjerimi i përdorimit të teknologjive më të pastra në sistemet e ngrohjes.

Nga ana e saj deputetja evropiane me prejardhje bullgare Iskra Mihajllova, e cila gjithashtu ishte e pranishme në forum, nënvizoi se inovacionet, përfshi këtu dhe ato në fushën e mjedisit, duhet të gjejnë vendin e tyre prijëse në kornizën e ardhshme financiare të Bashkimit Evropian pas vitit 2020.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Në botën përrallore prej qelqi të Momka Peevës

Bizhuteri prej qelqi, sende të ndryshme dhe prodhime të artit ndriçojnë me ngjyra të shumta në sajë të një bullgareje, e cila ka emigruar në Shtetet e Bashkuara me një ëndërr të vetme... të jetë gjyshe. Por 20 vjet më vonë firma e saj për ngjyra..

botuar më 18-08-19 11.45.PD

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit kërkon arsye për kthimin e bullgarëve të rinj në atdhe

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit filloi nismën "ЗАвръщането", (“PËRkthimin”) qëllimi i së cilës është kapërcimi i mungesës së specialistëve tek ne. Asociacioni filloi një anketë ndër bullgarët jashtë shtetit, në të cilën ata tregojnë për..

botuar më 18-08-19 10.15.PD

„Qeni i çalë“ – ndërtesa e parë bullgare në Antarktidë

Në gjirin jugor të Antarktidës ndodhet ishulli Livingstën, ku është ndërtuar baza polare bullgare “Shën Kliment i Ohrit”. Ekspedita e parë shkencore bullgare mbërriti në kontinentin e akullt gjatë pranverës së vitit 1988 dhe atëherë ajo vuri..

botuar më 18-08-17 4.48.MD