Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat për Pakrun kombëtar “Pirin” i tejkalojnë kufijtë e Bullgarisë

БНР Новини
Foto: bg.wikipedia.org

Protesta jonë është për Parkun kombëtar “Pirin”, por edhe kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, kundër politikanëve të korruptuar, të cilët nuk dëshirojnë t’i respektojnë ligjet. Kjo është edhe protestë kundër paligjshmërisë! Sepse mali Pirin dhe shpëtimi i tij simbolizojnë kundërvënien e këtyre dukurive negative në shoqërinë tonë!

Me këto fjalë organizatat për mbrojtjen e natyrës, të bashkuara në koalicionin “Për të mbetur natyrë në Bullgari” u bënë thirrje të gjithë bullgarëve tek ne dhe jashtë shtetit të marrin pjesë në protestat kundër vendimit të  Këshillit të Ministrave të marrë më 28 dhjetor 2017, që lejon ndërtimin në Parkun kombëtar “Pirin”. Ata kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e Neno Dimovit si ministër i mjedisit dhe ujërave, i cili e propozoi këtë vendim, shpalljen e pronarit të vërtetë të koncesionerit “Julen” SHA dhe auditimin ndërkombëtar me pjesëmarrjen e shoqërisë civile.

Снимка

Nga ana e vet Ministri Neno Dimov shpalli para mbrojtësve të parkut kombëtar se atje nuk do të ndërtohen hotele dhe objekte për turizëm spa, vetëm do të zgjerohet infrastruktura për sport. Me ndryshimin e planit  për menaxhimin e parkut “Pirin” gjithashtu lejohen punimet eventuale për përdorimin e ujërave malore për nevojat shtëpiake.

Pavarësisht nga kjo ambientalistët janë kategorikë se vendimi i Këshillit të Ministrave është në dëm të Pirinit, sepse ofron mundësi për vendime të tjera të ardhshme, të lidhura me prerjen e pyjeve shekullore. Pirin është shtëpia e shmë kafshëve të egra, shpendëve të rrallë dhe 70 bimëve endemike, 30 prej të cilëve mund të shihen vetëm atje. Prandaj asnjë lloj pyllëzimi kompleks nuk mund t’i kompensojë dëmet e shkaktuara nga shkatërrimi i natyrës së Pirinit.  Ky është parku i vetëm bullgar, i cili është pjesë e trashëgimisë natyrore të UNESKO-së.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Pyjeve janë parashtruar më se 1 mijë qëndrime të shkruara dhe mbi 100 mijë letra të qytetarëve nga tërë bota.

СнимкаNë dhjetëra qytete të Evropës, bile në Australi bullgarët organizojnë protesta në përkrahje të Pirinit, shpesh ato përkojnë me protestat e organizuara në Bullgari – tha ekologu Borisllav Sandov. – Kjo do të thotë se diaspora bullgare ka qëndrim dhe pozitë aktive për këtë çështje. Këta njerëz tregojnë se për ta trashëgimia natyrore e shtetit tonë është me rëndësi, se politikanët bullgarë duhet të punojnë kështu që ta mbrojnë dhe ta popullarizojnë sa më shumë natyrën tonë, sepse e ndiejnë atë si pjesë e pandarë e identitetit të tyre kombëtar. Shpresoj se pikërisht me përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit dhe të partnerëve tanë në Parlamentin Evropian do të arrijmë zgjidhje pozitive të kazusit Pirin. Atëherë në rendin e ditës do të dalin çështjet, që në të vërtet janë të rëndësishme për turizmin tonë. Në fakt shërbimet e lidhura me ushtrimin e sporteve dimërore tek ne janë më të shtrenjta sesa janë ato në vendpushimet e njohura evropiane, mirëpo çmimet e akomodimit dhe argëtimeve janë disa herë më të ulëta. Bansko do të bëhet një destinacion të lirë për ashtuquajturin “turizëm të alkoolit”, siç është vendpushimi ynë detar Sllënçev Brjag, ku turistët vijnë pikërisht për shkak të alkoolit të lirë dhe klubeve të shumta të natës. Për këtë askush nuk dëshiron të flasë, sepse nuk është ky imazhi i Bullgarisë, të cilin dëshirojmë ta promovojmë.

Spostimi i fokusit fokusit nga problemet reale me pohimin se i jepet dritë jeshile ndërtimit të një teleferiku të dytë, krijon përshtypjen se protestuesit janë kundër zhvillimit të turizmit dimëror. Shumica prej tyre janë njerëz të rinj, të cilët rrëshqasin me ski apo snowboard, iu ngjiten maleve dhe janë adhurues të vërtetë të natyrës bullgare. Sepse jo një herë kanë qenë në vendet më të larta të maleve tona, larg zhurmës së hoteleve luksoze, të cilat pak nga pak zënë territore sa më të mëdha prej natyrës sonë. Dikur Banskoja ishte një qytezë e qetë, me shtëpi të vogla, të cilat pranonin turistët. Për alpinistët Banskoja ishte pika e fundit e “qytetërimit” para fillimit të shtigjeve të shumta deri në majën Vihren (2914 m.).

Njerëzit, të cilët jetonin atje nxirrnin bukën e gojës me turizmin malor, i cili atëherë nuk ishte sezonal. Ata tashmë nuk kanë vend të qytet, sepse tërë sektori turistik është monopolizuar. Zona për ski gjithashtu është pjesë e këtij monopoli. Qyteza e vogël mes maleve Rila, Pirin e Rodopeve tashmë nuk e ka atë atmosferë autentike me shtëpitë karakteristike malore, me ushqimin e mirë dhe natyrën piktoreske. Bullgaria nuk mund të konkurrohet me Alpet për nga pjerrësia e faqeve së maleve, as për nga gjatësia apo lartësia e pistave – tha Borisllav Sandov. Mali Pirin është njëqind herë më i vogël krahas Alpeve dhe në se ne nuk ofrojmë cilësi të lidhur me identitetin tonë kombëtar dhe kulturor, ne do të punojmë kundër interesave tona. Bashkë me këtë shpyllëzimi i krijon kushte për erozionin e tokës dhe për përmbytje. Para disa vitesh u bëmë dëshmitarë cilat janë pasojat e shkatërrimit të pyjeve – lumi Glazne doli nga shtrati i tij dhe përmbyti shumë shtëpi në Bansko. Dhe në se nuk kujdesemi për pyjet dëmet e shkaktuara nga përmbytjet do të bëhen më të mëdha, bile do të rrezikojnë jetën e njerëzve.“

Снимка

Thanë se kur faktet flasin, heshtin edhe perënditë . Mirëpo a do të mundin faktet t’i bindin politikanët bullgarë që të ndryshojnë vendimin e tyre? „Duhet të gjejmë balancën ndërmjet mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik, nuk duhet të kërkojmë konsensus, nënvizoi para disa ditësh ministri Neno Dimo. Protestat po vazhdojnë....

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD