Kryengritja Kresna-Razllog: një impuls heroik për ribashkim, liri dhe të drejta njerëzore

Gjatë vitit 2018 mbushen 140 vjet nga fillimi i Kryengritjes Kresna-Razllog në Maqedoninë e Pirinit /rrethi i sotëm i qytetit Bllagoevgrad/. Ajo është prova e parë e bullgarëve, të mbetur jashtë kufijve të Bullgarisë së lirë, të mund të arrijnë një drejtësi historike-liri dhe unitet me bashkatdhetarët e vet.

Në fillim të vitit 1878, lufta çlirimtare Ruso-turke përfundon me sukses për veprimtarinë çlirimtare. Perandoria Osmane  është e detyruar të firmosë  marrëveshjen e Sanstefanos, me të cilën e njeh pavarësinë e tokave bullgare, kurse ato janë të caktuara qartë në kufijtë e eksarkisë ortodokse Bullgare të njohur nga sulltani. Por në kongresin e Berlinit gjatë periudhës qershor-korrik 1878 Fuqitë e Mëdha i copëtojnë tokat bullgare për shkak të interesave të veta gjeopolitike. Maqedonia e Pirinit është pjesë nga territori bullgar /32 078 kilometra kuadrat/, e cila mbetet pa kushte në Perandorinë Osmane. Gjatë vjeshtës së vitit 1878 fillon përgatitja e kryengritjes, kurse më 5 tetor në grykën e malit të Kresnës zhvillohet beteja e parë e madhe.

Снимка

Shënimi i përvjetorit nga kryengritja filloj me një  ekspozitë përfaqësive, të hapur në bibliotekën Kombëtare Shën, Shën “Kirill dhe Metodij”, një iniciativë e përbashkët e bibliotekës dhe të komunës së Kresnës.

Снимка"Kryengritja Kresna-Razllog mbetet pak e njohur-në mënyrë të pamerituar-në hijen e Kryengritjes së Prillit dhe të luftës çlirimtare ruso-turke. Por ky është akti i parë për formimin e një kombi të unifikuar bullgar” – deklaroi në fjalimin e saj gjatë hapjes së ekspozitës zëvendëspresidentja Iljana Jotova. Dhe akoma: Që këtu e tutje do të fillojnë prova më se gjysmë shekullore për një bashkim kombëtar-vite të një lufte, të një atdhedashësi, të besimit dhe të etjes për liri. Sot, 140 vjet më vonë, heronjtë e kësaj lufte për triumfin e drejtësisë dhe të lirisë, heronjtë e patrembur si Dimitër Popgjeorgjiev, Stojan Vojvoda, Iljo vojvoda, Banjo Marinov dhe shumë të tjerë prej kohe kanë zënë një vend të denjë në panteonin e heronjve bullgar. Sot, shpesh i dëgjojmë ato fjalë, të shkruara në fasadën e Kuvendit Popullor Bullgar, se “Uniteti e bën fuqinë”. Është mirë jo vetëm ti përsërisim, por ti lexojmë dhe të mendohemi mbi këto fjalë, sepse leximi i tyre i vërtetë kalon përmes atyre viteve të kryengritjes Kresna-Razllog."

СнимкаNjë pjesëmarrje aktive në kryengritje marrin klerikët ortodoks bullgar në Maqedoninë e Pirinit. Për veprimtarinë e tyre flet në fjalimin e vet Eminenca e Tij mitropoliti i Nevrokopit Serafim:

Siç tregon dhe vet ekspozita, në themel të fillimit të organizimit të kësaj kryengritjeje janë klerikët nga dioqezat maqedonase të popullit tonë. Të cilët me frymën e tyre të zjarrtë mundin ta shtyjnë popullin drejt një vetëflijim, drejt shfaqjes së asaj dashurie të vërtetë e të përsosur të krishterë, e cila kërkon të vëmë shpirtrat tanë për njeriun e afërt. Prandaj përshëndes që të gjithë, të cilët kanë punuar që të mund të rifreskohet kujtesa për një veprimtari me një karakter flijimi dhe atdhedashuri të madhe, siç është Kryengritja Kresna-Razllog”.

Kryetari i komunës së Kresnës Nikollaj Gjeorgiev falënderoi për ndihmën në organizimin e ekspozitës “Komuna e Kresnës nuk është e madhe, ajo nuk disponon me buxhetet e komunave të mesme dhe të mëdha bullgare. Prandaj u jemi shumë mirënjohës e të prekur nga ajo që bënë kolegët tanë nga biblioteka Kombëtare. Ata e morën dorën tonë të zgjatur  dhe u përfshinë në mënyrë jashtëzakonisht aktive në përgatitjen e kësaj ekspozite. Një përkulje të madhe për atdhedashurinë  dhe patriotizmin e tyre.

Përpara 140 vjetëve popullsia e Maqedonisë së atëhershme të Pirinit nuk është e madhe, por ajo me skuadrat e veta  të armatosura e vazhdon rezistencën kundra perandorisë së madhe më shumë se 6 muaj.

СнимкаJo rastësisht kryengritja është e përcaktuar si maja më e lartë  në rezistencën e bullgarëve maqedonas kundra vendimeve të kongresit të Berlinit, theksoi Krasimira Aleksandrova, drejtoresh e Bibliotekës Kombëtare. Pavarësisht dhe jo e suksesshme kryengritja  është një prelud i luftës epike të bullgarëve maqedonas për një çlirim kombëtar dhe aderim ndaj Evropës së lirë. Ajo është një nga paraqitjet më të zgjatura  të lëvizjes së armatosur kombëtare çlirimtare, e cila përfshin periudhën nga tetori 1878 deri në fund të muajit maj 1879."

Kryengritja Kresna-Razllog padyshim se është e frymëzuar  dhe nga ndërtimi i shtetit të lirë bullgar në Principatën e Bullgarisë / Bullgaria e sotme Veriore dhe rrethi i Sofjes. Bullgarët në Maqedoninë e Pirinit e dinë se, në veri prej tyre  formohet një Bullgari në frymën e traditave evropiane  dhe respektimi i të drejtave njerëzore. Derisa në Pirin akoma shpërthejnë armët dhe topat, më 16 prill 1879 në qytetin Veliko Tërnovo është pranuar Kushtetuta e Tërnovos, me një frazë kuptimplotë: “Çdo një njeri nga çdo lloj seksi, besimi dhe kombësi të jetë i lirë menjëherë pasi të shkel në territorin Bullgar”. Liria për Maqedoninë e Pirinit do të vijë 33 vjet më vonë si rezultat të luftës heroike Ballkanike, në të cilën populli bullgar përsëri do ta habisë Evropën dhe botën me trimërinë e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Vazhdojnë kërkimet arkeologjike në kodrën Trapezica në Veliko Tërnovo

Tri ekipe të arkeologëve fillojnë gërmime të kalanë Trapezica në qytetin Veliko Tënovo (kryeqyteti mesjetar bullgar). Financimi i siguruar nga Ministria e kulturës për këtë qëllim është 38 mijë leva. Profesori Konstantin Totev nga filiali i..

botuar më 18-08-18 12.25.MD

Nëpër të fshehtat e lagjes së Sofjes “Llozenec”

"Disa e krahasojnë me Montmartre të Parisit, kurse mua më ngjan më shumë me lagjen e Pragës “Mala Strana”. Në qoftë se ndonjë do që t’i tregojë një të huaji në Sofje historinë e artit bullgar,  si dhe të letërsisë që nga fillimi i shekullit të..

botuar më 18-08-18 11.35.PD

Fshati Svezhen feston 150 vjetorin e vatrës së vet të kulturës

Mjaft dinjitoze është mosha e vatrës së parë të kulturës të themeluar në fshat në Bullgari – 150 vjet. Fshati është Svezhen, i vendosur në malin Sredna Gora, 68 kilometra larg qytetit Plovdiv. Vendbanimi lind akoma gjatë shekullit të 14, kurse..

botuar më 18-08-16 12.41.MD