Fotografi të sleksionuara tregojnë në Romë ngjyrën e traditave bullgare

Në Romë është për vizitë ekspozita me titull “Traditat dhe zakonet e lashta të Bullgarisë”, që është pjesë e kalendarit kulturor të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. 30 fotografi janë të ekspozuara në galerinë rome “Luçe”. Ato janë të zgjedhura posaçërisht nga Shoqata e fotografëve profesionalë në Bullgari dhe tregojnë traditat dhe zakonet tipike bullgare.

Autorët e fotografive të seleksionuara janë 16 fotografë – anëtarë të Shoqatës. Dy prej tyre – Ani Petrova dhe Evgjeni Dimitrov, saktësuan para Radios Kombëtare Bullgare se Roma është kryeqyteti i tretë në të cilin ekspozita paraqitet. Para kësaj kuadrot janë treguar në Moskë, Budapest si dhe në Kazan – kryeqyteti i Tatarstanit, një republikë në Federatën Ruse. Jehona deri tani: “Shumë e mirë dhe prandaj vazhdojmë”, tha Evgjeni Dimitrov.

Снимка

Mund të jemi ambasadorë të mirë të Bullgarisë, të kulturës bullgare dhe të traditave bullgare”, deklaroi Ani Petrova, kurse Evgjeni Dimitrov shtoi:” Temat e fotove tregojnë njerëz interesantë, tradita, veshje popullore nga i gjithë vendi. Ekspozita nuk është e konsultuar me etnografët, por mund të prezantojë mjaft nga ngjyrat dhe bukuria e traditave bullgare”.

Disa tradita, si festimi i Krishtlindjes, vallja e zjarrit, festat e lidhura me Shën Llazarin /një javë para Pashkës/, kushijat /garat festive me kuaj/, kukerat /njerëzit e maskuar për dëbimin e së keqes/ janë disa nga temat e pikturave. Një pjesë prej këtyre traditave kanë njëfarë analogu dhe në vende të tjera evropiane. Cila është ajo, e cila e bën këtë ekspozitë interesante për publikun?

Снимка

Ndaj çdo një ngjarjeje, ndaj çdo një rasti ose ka milionë këndvështrime. Dhe pikërisht fakti, se ne jemi fotografë të ndryshëm, me një vështrim të ndryshëm, me një mënyrë të ndryshme të bërjes së fotografive, na jep mundësi të tregojmë këndvështrime të ndryshme ndaj riteve, të cilat deri tani nuk janë parë. Dhe kjo i ndihmon shumë ekspozitës që të mund ajo të jetë interesante” – sqaron Evgjeni Dimitrov.

Ani pëlqen të bëjë fotografi në qytetin Bansko në malin Pirin, ajo i ka personazhet e veta të dashura, të cilët çdo verë i tregojnë zanatet tradicionale për këtë qytet.

Kurse dobësia ime është regjioni i qytetit Ivajllovgrad dhe veshjet popullore dhe traditat e bullgarëve nga Azia e Vogël, të cilët kanë mundur të ruajnë frymën bullgare në vazhdim të shekujve të shumtë, përpara se të kthehen përsëri në Bullgari. Prioriteti i fotove të mia është që aty” – tregon Evgjeni

Снимка

Pavarësisht se janë konkurrentë, të cilët punojnë për media të ndryshme, anëtarët e Shoqatës së fotografëve profesionalë në Bullgari janë dhe bashkëmendimtarë. Prandaj janë të aftë të bashkojnë përpjekjet e veta në projekte të ndryshme. “Traditat dhe zakonet e lashta të Bullgarisë” është ekspozita e parë përmbledhëse e Shoqatës. Ajo do të mbetet në Romë deri më 15 shkurt, por krijuesit shpresojnë që ajo të paraqitet dhe në ndonjë vend tjetër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: photographers.bg

Më shumë nga rubrika
Shkronjat glagolike. Sipas Shën Kirilit shkronja glagolike “A” duhej të ishte në formën e kryqit, sepse ai e konsideronte alfabetin si një vepër të shenjtë.

Alfabeti bullgar – trashëgimi kulturore me vlerë të jashtëzakonshme

Një prej ditëve më të respektuara në kalendarin tonë festiv është 24 maji – Dita e Shkronjave Bullgare, e Alfabetit Bullgar, të krijuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IX. Kjo ditë na kthen disa shekuj më përpara, duke na rikujtuar për..

botuar më 18-05-24 9.10.PD

Përralla fëmijësh do të botohen në një libër

“Nga fëmijët për fëmijët” është një vëllim me përralla në faqet e të cilit do të udhëtoni deri në qytetin “Abetare”. Udhëtimi është në një kalë, i cili ëndërron për të qenë zebër. Fluturimi është mbi një guaskë breshke dhe mund të bëni pazar në..

botuar më 18-05-23 11.59.PD

Veprimtarët më të talentuar të kulturës morën dekoratën “Shekulli i artë”

Në vigjiljen e festës më të madhe të kulturës bullgare 24 maj Ministria e uulturës, e përfaqësuar nga Ministri Boill Banov, dorëzoi çmimet shtetërore “Shekulli i Artë”. Sipas traditës ceremonia u zhvillua në Galerinë Kombëtare “Pallati” , në..

botuar më 18-05-22 3.13.MD