Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opereta profesionale bullgare feston 100 vjet nga krijimi i vet

БНР Новини
Spektakli muzikor “Çikago” nga Bob Fosse që e ka shpërthyer Broduejin gjatë vitit 1975, për herë të parë në Bullgari ka qenë në skenën e Teatrit Muzikor.
Foto: musictheatre.bg

Në dy ditë njëri pas tjetrit – më 10 dhe 11 shkurt, Teatri muzikor në Sofje do të festojë 100 vjet nga spektakli i parë profesional i operetës tek ne.


 





Partitura e “Markezit Boneli” të Angjell SlladkarovitPikërisht më 10 shkurt, përpara 100 vjetëve ish solisti i operetës së qytetit Shumen – Angjell Slladkarov mbledh në kryeqytet trupën e parë profesionale të operetës. Me të prezanton “Markezë Boneli” nga Rudollf Delinger. Titulli origjinal i operetës e “Këngë shanson”, që do të thotë “një këngë e shkurtër me një përmbajtje në formën e shakave të kënduar në kafeshantanet” ose këngëtarja e cila e këndon. Që të mos të mërzisë njerëzit me tradita dhe zakone më patriarkale të shoqërisë së Sofjes nga ajo kohë, ai në mënyrë shumë largpamëse e ndërron titullin. Në prag të premierës  fton Petër Konstantinov Stojçev për regjisor. Spektakli ka një sukses të madh dhe luhet gjatë salloneve të plota gjatë kohës të të gjitha 10 shfaqjeve, të luajtura në sallonin e ish kinemasë “Odeon” e cila atëherë është gjendur në bulevardin “Maria Luiza”.

Mimi Ballkanska pas një shfaqje të “Mbretëreshës së çardashit” gjatë vitit 1931Më vonë Angjell Slladkarov merr pjesë në shfaqjet e “ Svoboden teatër” “Teatrit të lirë të kryeqytetit”. Mbetet në histori dhe si një veprimtar kulturor, i cili ka ndërtuar dhe krijuar marrëdhënie shumë të rëndësishme kulturore midis Bullgarisë dhe Gjermanisë pas luftës së Parë botërore, i cili ka transportuar shumë audio-materiale nga Evropa dhe ka organizuar incizimin e pllakave të gramafonit gjatë asaj kohe. Puna e tij në sferën e incizimit është e trashëguar nga “Ballkantoni” në vitet 1944. Slladkarov është dhe zbuluesi i disa prej këngëtarëve më të mirë të skenës bullgare të operetës. Mes tyre është Mimi Ballkanska. Gjatë viteve themelon disa trupa private të operetës, të cilët mjerisht falimentojnë.

Fakte kureshtare për Angjell Slladkarovin na tregon djali i tij:

Pamja e këtij njeriu është e pabesueshme. Piktori, i cili pikturoi portretin e tij, rivendosi nderin dhe kujtimin e babait tim, me qenë se një portret i tij  mund të shikohet në Fridrihshtat Pallas në Berlin, derisa ne këtu nuk e kemi. Dhe në sajë të kuptimit të drejtorit të ri të teatrit të operetës, pllaka përkujtimore dhe portreti tanimë janë gati. Piktori i portretit është Pavell Mitkov, i cili tha:”Kam pikturuar Levskin, por ky njeri qe shumë i vështirë për tu pikturuar. Forca e transmetimit të shpirtit të tij është shumë e fortë!

Artistët nga “Teatri i lirë” në një turne gjatë vitit 1920.

Angjell Slladkarov si kusar në “Baroni cigan”Kësaj të diele më 11 shkurt, për herë të parë kujtimi për Angjell Slladkarovin do të nderohet për nga dinjiteti me një vendosje festive të pllakës përkujtimore dhe të një portreti të tij në hyrjen e Teatrit të tanishëm Muzikor në Sofje. Djali i tij do të paraqesë një botim të ri të memorialëve të babait të tij. Festimi do të vazhdojë me koncert për kujtim të Angjell Slladkarovit. Artistët e teatrit do të luajnë “Baronin cigan” – një operetë në të cilën do të mbahet mend pjesëmarrja e tij emblematike në rolin kryesor. Natën e mëparshme do të zhvillohet një koncert festiv në lidhje me 100 vjetorin e operetën profesionale në Bullgari. Në program janë përfshirë përsëri fragmente nga “Baroni cigan” i Shtrausit, por po kështu dhe pjesë nga “Vejusha e gëzuar” e Leharit, “Mbretëresha e çardashit” të Kallmanit. Publiku do të mund të shijojë dhe disa pjesë nga shfaqjet muzikore “Macet” të Andrju LLojd Uebër, “ Më puth Kejt” të Kol Portërit dhe “Bullgarë nga koha e kaluar” të Asen Karasllavovit. Më shumë mësojmë nga Mariana Arsenova – drejtoresh e teatrit Muzikor në Sofje:

10 shkurti – data në të cilën Angjell Slladkarovi bën premierën e “Markezë Bonelis” konsiderohet si spektakli i parë i operetës. Që aty e tutje deri në krijimin e teatrit Muzikor në formën, në të cilën është tani, ka pasur akoma 9 trupa private të operetës dhe bile ka rastisur, përpara se të bashkohen në teatrin Muzikor, i cili është i njohur në ditët tona, të luajnë bile të njëjtin titull në të njëjtën natë në sallonet e mbushura plotë e përplot.

Kështu në dy ditë, njëra pas tjetrës, artistët e operetës dhe adhuruesit e artit të tyre do të rikujtojnë se ku janë rrënjët e kësaj gjinie tek ne dhe do të festojnë zhvillimin njëshekullor në Bullgari të “artit më pozitiv skenik muzikor”, siç e përcakton zonja Arsenova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD