Shumica e bullgarëve kërkojnë më shumë rregulla dhe kontroll në vendpushime

Foto: BGNES

92% e bullgarëve të anketuar e pranojnë pozitivisht idenë për rregulla më të qarta në vendet, ku mblidhen më shumë turistë – këtë e tragon një analizë e bërë nga agjencia “Gallup”.

63% miratojnë propozimin për kategorizimin e plazheve. 39% kanë qëndrim pozitiv ndaj punës së Ministrisë së turizmit, 35% përkrahin mendimin e kundërt, të tjerët nuk mund të japin mendim. Duket se zhvillimi i turizmit dhe sportit dimëror miratohet nga shumica e qytetarëve dhe zgjerimi i infrastrukturës sportive në malet bullgare nuk pranohet si një problem. Sipas tyre problemi vjen nga mundësitë për zgjerimin e ndërtimit në zonat malore. 46% prej bullgarëve në moshë mbi 18 vjeç deklarojnë se gjatë 5 vjetëve të fundit kanë vizituar vendpushimeт detare bullgare. 20% kanë pushuar vetëm në vendpushime detare të huaja, kurse 2% kanë zgjedhur pushim malor jashtë Bullgarisë.

Më shumë nga rubrika

“Trabant-tour” na kthen mbrapa në jetën e Sofjes 30 vjet më parë

Pavarësisht se nga rrëzimi i Murit të Berlinit, i cili i dha fund socializmit në Evropën Lindore, kanë kaluar pothuaj 30 vjet, kujtimet për atë kohë ende janë të gjalla. Sot njerëzit e lindur pas vitit 1989 dëgjojnë me interes tregimet e të..

botuar më 18-08-16 1.21.MD

Turizmi bullgar me rezultate të mira deri tani dhe prognoza optimiste deri në fund të vitit

3 644 791 të huaj kanë vizituar Bullgarinë për 6 muajt e parë të vitit 2018. Kështu sivjet për periudhën janar-qershor vihet re një rritje prej 8,9% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2017, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave...

botuar më 18-08-12 11.35.PD

Festivali i kripës – një përjetim i paharrueshëm në bregun e liqenit “Atanasovsko”

Liqeni “Atanasovsko” është një nga vendet më kureshtare të Bullgarisë, të cilin e vizitojnë mijëra turistë nga vendi dhe nga jashtë. Arsyet për popullaritetin e liqenit janë disa. Në vend të parë duhen përmendur kriporet dhe vetitë shëruese të..

botuar më 18-08-09 3.48.MD