Janë restauruar ligatinat mbi një sipërfaqe 10 mijë hektarësh afër lumit Danub

Foto: БГНЕС

Më se 10 mijë hektarë është sipërfaqja e përbashkët e ligatinave të restauruara buzë lumit Danub gjatë 10 vjetëve të fundit. Këtë e bënë të dituar nga organizata e ambientalistëve WWF. Lidhur me datën 2 shkurt – ditën ndërkobëtare të zonave të lagëta ekologët shpjeguan se deri para pak kohe rëndësia e këtyre zonave nuk ishte vlerësuar siç duhet dhe si rezultat prej veprimtarisë së njeriut janë asgjësuar 80% prej ligatinave buzë lumit Danub. Kjo ka shkaktuar dëme të pakapërcyeshme për peshkimin në lum. Në të kaluarën krapi i egër përbënte 65% prej peshqve të zënë në lum. Pas tharjes së kënetave krapi i egër është një specie e rrezikuar. Ligatinat janë shumë të rëndësishme për cilësinë e jetesës së njerëzve dhe të kafshëve. Ato janë zona që parandalojnë përmbytjet rreth lumit dhe sigurojnë ujë të pastër. Ato përmbajnë sasi të mëdha të oksigjenit  - diçka që është shumë e rëndësishme për evitimin e ndryshimeve klimatike – shtojnë nga organizata ekologjike.

Më shumë nga rubrika

Detyra më e rëndësishme e mediave publike është të thonë të vërtetën

Financimi i pamjaftueshëm, zhvillimi digjital dhe angazhimi i publikut të ri janë sfidat, para të cilave qëndrojnë të gjitha mediat publike në Evropën Juglindore – u bë e qartë gjatë kohës së forumit të organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare...

botuar më 18-05-21 4.01.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Presidenti i Turqisë zhvilloi një miting paraelektoral në Sarajevë Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mbajti në Sarajevë një fjalim paraelektoral para mijëra shtetasve turq, të cilët erdhën posaçërisht për këtë nga shtete të..

botuar më 18-05-21 2.26.MD

Bullgarët e braktisin vatrën familjare kur mbushin 29 vjet

Të rinjtë bullgarë në moshë pune e braktisin shtëpinë amtare kur mbushin 29 vjet. Këtë e tregojnë të dhënat e Evrostatit për tendencat demografike në BE-në gjatë vitit 2017. Sipas këtij treguesi vendi ynë radhitet ndër 10 shtetet e BE-së, në të..

botuar më 18-05-20 11.05.PD