Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambientet nëntokësore të mauzoleut të Georgi Dimitrovit do të përdoren nga Galeria e Arteve

Foto: arkiv

Ambientet nëntokësore të Mauzoleut të liderit komunist bullgar Georgi Dimitrovit, ndërtesa e të cilit ishte rrëzuar në vitin 1999, do të përdoren nga Galieria e Sofjes e Arteve të Bukura. Në hapësirat nëntokësore do organizohen ekspozita dhe do të ruhen eksponate nga fondi i galerisë. Ky vendim ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Kryeqytetit. Ideja për dhurimin e këtyre ambienteve është nga viti 2015.

Në pjesën mbitokësore të Mauzoleut në vazhdim të 40 viteve ishte ekspozuar trupi i balsamuar i Georgi Dimitrovit. Ajo ishte rrëzuar në vitin 1999 sipas urdhrit të ministrit të atëhershëm të ndërtimit Evgeni Bakërxhiev. Pak njerëz kanë hyrë në pjesën e nëndhese në vitet, kur Mauzoleu ka funksionuar. Ajo i ngjan shumë rifuxhos apo bunkerit dhe pikërisht ato ambiente do të përdoren nga Galeria. Është interesant fakti se deri në vitin 2016 pjesa e nëndheshme e Mauzoleut nuk ekzistonte në hartën kadastrale të kryeqytetit. Pas procedurave  të sqarimit të pronësisë tani dhurimi i saj u bë i mundshëm. Bashkia shpreson se me funksionin e vet të ri këto ambiente do të tërheqin shumë turistë dhe adhurues të artit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD