Qendra Inter Ekspo është mikpritëse e ekspozitës ndërkombëtare turistike “Pushim dhe SPA EKSPO”

Autor:
Foto: holidayfair-sofia.com

Bursa turistike Ndërkombëtare “ Pushim dhe SPA EKSPO” është një nga  ekspozitat më të mëdha të cilat i kushtohen turizmit tek ne. Edicioni i sivjetshëm është i 35 i radhës , kurse pjesëmarrësit do të jenë mbi 360, si nga Bullgaria ashtu dhe nga akoma 22 vende. Mbi 50 komuna bullgare po kështu do të kenë përfaqësuesit e vet në forum, ku do të prezantojnë mundësitë për pushim dhe dëfrim në territor të vet. Në kuadrin e ekspozitës nga data 14 deri më 16 shkurt, sallat e “Inter ekspo qendrës” në Sofje do të strehojnë ekspozues nga Turqia, Maqedonia, Greqia, Italia, Spanja , Britania e Madhe, Kroacia, Meksika dhe Dominikania. Pjesëmarrjen e vet e kanë ripohuar dhe përfaqësuesit e Ministrisë së turizmit të Kubës, si dhe ambasadat e Argjentinës, Azerbajxhanit dhe të Afrikës Jugore.

Për herë të parë bursa turistike ka partnerin e vet zyrtar – Serbinë. Sipas fjalëve të organizatores Vihra Ognjanova, fqinja jonë perëndimore po afirmohet si një nga destinacionet në regjion, të cilat përdorin me mjeshtëri potencialin e vet turistik. Serbia kthehet në një destinacion gjithnjë e më të njohur dhe të kërkuar  për turizëm të fundjavës. Interesi i bullgarëve ndaj vendit është i madh dhe i dedikohet afërsisë së kulturave të të dyja shteteve, ushqimit të mirë dhe mikpritjes së njohur. Kurse për fluksin e forcuar të turistëve nga Bullgaria drejt Serbisë dëshmojnë hotelet e mbushura dhe restorantet, në afërsi me kufirin.

Gjatë kohës së “Pushimit dhe SPA EKSPO” vizituesit do të mund të njihen me produkte të kompanive nga sfera e teknologjive informative, si dhe onlajn platforma moderne për ofrimin e shërbimeve turistike. Përveç kësaj do të kenë mundësi të marrin pjesë në dhënien e çmimeve Vjetore në ekspozitë. Çmime do të marrin operatorët më të mirë të turizmit, produkti më i mirë inovativ në fushën e turizmit, si dhe investimi i realizuar me sukses, i lidhur me përmirësimin e mjedisit rrethues. Çmim do të ketë dhe për zhvillimin e politikës së qëndrueshme për zhvillimin e destinacionit turistik. Përpara “Radio Bullgarisë” Vihra Ognjanova tregoi sesi po ndryshon ekspozitat gjatë viteve dhe çfarë përfshin programi shoqërues:

Pjesëmarrësit ndryshojnë shumë seriozisht vizionet dhe përmbajtjen e stendave të veta. Bëhen qoska të shkëlqyera të cilat janë shumë moderne dhe të ndryshme. Bëhen prezantime të shumta, promovime. Ekspozita rritet në sajë të faktit se pjesëmarrësit duan të prezantohen në një mënyrë gjithnjë e më të mirë. Programi shoqërues po kështu është shumë i pasur. Tendencat më të reja në marketingun onlajn do të prezantohen si një pjesë prej saj. Jo rastësisht në kuadrin e “Pushim dhe Spa Ekspo” më 15 shkurt, ministria e turizmit do të zhvillojë një nga diskutimet më të rëndësishme për transformimin digjital në degë.”

Transformimi digjital është me një rëndësi kyçe për rritjen e qëndrueshme ekonomike, por që të rastisë kjo është e nevojshme të përmirësojmë kulturën tonë digjitale. Përpara një ose dy vjetëve, kjo kërkonte kohë dhe dëshirë. Sot dëshira kthehet në një detyrim, me qenë se, po të mos të përshtatemi ndaj ndryshimeve në botën rreth nesh, do të mbetemi përgjithmonë në të kaluarën. Pikërisht prër këtë shkak është e nevojshme të punohet aktivisht në këtë drejtim, kurse diskutimet rreth kësaj teme të bëhen më të thelluara dhe të çojnë deri në vendime reale dhe dobi praktike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Kisha “Shën Gjergji” është pasqyra e Bullgarisë në Edrene, thotë ati Aleksandër Çëkërëk

Kisha “Shën Martiri Gjergji” në Edrene është ndërtuar gjatë vitit 1880 me lejimin e Sulltanit Hamid II. Kisha është ndërtuar në stilin arkitekturor, i cili është karakteristik për Rilindjen e vonë bullgare dhe përbën një bazilikë të gjerë..

botuar më 18-05-06 10.35.PD

Rajoni turistik “Juzhno Çernomorie” tashmë është fakt

Kryetarët e 12 komunave nga regjioni i qytetit Burgas u bashkuan rreth krijimit të grupit turistik, i cili të ndihmojë zhvillimin e turizmit në regjion. Puna rreth krijimit të rajonit “Juzhno Çernomorie” filloi gjatë vitit 2016, si përgjigje e idesë..

botuar më 18-04-22 10.15.PD

Hapet Ekspozita Ndërkombëtare “Turizmi Kulturor” në qytetin Veliko Tërnovo

Nga 19 deri më 21 prill të këtij viti qyteti Veliko Tërnovo është organizator i ekspozitës ndërkombëtare për turizëm kulturor. Edicioni i sivjetshëm i 15-të i kësaj veprimtarie tradicionale për këtë vendbanim, do të mbahet në Pallatin e Kulturës..

botuar më 18-04-18 1.22.MD