Gjyshi Dobri – bamirësi më i madh i kishës bullgare, vdiq në moshën 103 vjeç

Gjyshi Dobri
Foto: BGNES

Sot, në moshën 103 vjeç, vdiq Gjyshi Dobri, i quajtur gjithashtu Shenjtori nga fshati Bajllovo. Gjyshi Dobri është një nga bamirësit më të mëdhenj privatë të kishave ortodokse bullgare. Megjithëse jetonte shumë varfër, gjatë tërë jetës së tij Gjyshi Dobri ka dhuruar mbi 40 000 euro. Këto janë mjete personale, si dhe mjete të marra nga njerëz të tjerë bujarë. Në vitin 2005 Gjyshi Dobri i dhuroi kishës “Shën Kiril dhe Metodij” në Bajllovo 5000 euro. Në vitin 2007 ai dhuroi 12 500 euro për restaurimin e Manastirit të Eleshnicës dhe të kishës në fshatin Gorno Kamarci. Në vitin 2008 bamirësi dhuroi mjete për remontin e kishës në Kallofer. Në vitin 2009 ai i dhuroi katedrales “Shën Aleksandër Nevski” 18 000 euro – ky është dhurimi më i madh nga një person fizik në historinë mbi 100 vjeçare të tempullit.

Më shumë nga rubrika

Ministri Boill Banov: “Kultura në Bullgari është forcë lëvizëse”

Kultura në këtë vend është forcë lëvizëse, ajo zhvillohet dhe vazhdon të lindë personalitete të mëdha. Këtë e deklaroi në fjalimin e vet Ministri i Kulturës Boill Banov gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekoratave “Shekulli i Artë” krijuesve të shquar..

botuar më 18-05-21 3.40.MD

Në Bullgari ka gjithsej 3 321 vatra kulturore

Deri në datën 31 dhjetor 2017 vatrat kulturore në territorin e Bullgarisë janë 3 321. 663 prej tyre (20 për qind) janë në qytete, kurse 2 658 (80 për qind) janë në fshatra, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave. Në krahasim me vitin 2012 po..

botuar më 18-05-21 3.18.MD

Gjatë tremujorit të parë shënohet një rritje e turistëve të huaj në Bullgari

Banka Popullore Bullgare njoftoi, se të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në Bullgari gjatë tre muajve të parë të vitit 2018 ishin afro 400 milion euro. Kjo do të thotë se ka një rritje të turistëve me 10.7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të..

botuar më 18-05-21 2.29.MD