Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teatri “Ushtria Bullgare” rimëkëmbi në skenën e vet shfaqjen e tragjedisë “Darka e fundit e Dhjakut Levski”

Foto: tba.art.bg

Me rastin e përvjetorit të 145-të të vdekjes tragjike të Vasill Levskit teatri “Ushtria Bullgare” rimëkëmbi në skenën e vet shfaqjen e tragjedisë “Darka e fundit e Dhjakut Levski” (1987) të Stefan Canevit. Paraqitja e kësaj pjese nga grupi teatral në qytete të ndryshme bullgare mbaron më 19 shkurt me një shfaqje në kryeqytet.

Vepra e Stefan Canevit bën përshtypje për thellësinë dhe dramatizmin e saj, sepse ajo paraqet fatin e njeriut i cili ka dalë jashtë kufijve të kohës së vet. “Askush, përveç Levskit, nuk ka provuar të hedhë shikimin përtej lirisë” – shkruan Stefan Canev. Levski ka besuar se bullgarët duhet të çlirohen vetë, pa ndihmën e Fuqive të Mëdha (gjë që nuk ndodhi për shkak të zbulimit të parakohshëm të një pjese të organizatës revolucionare të krijuar nga Apostulli). Ai është i pari, i cili e ka parë Bullgarinë si një republikë demokratike, në të cilën njerëzit e të gjitha kombësive dhe feve do të kenë të drejta të barabarta. “Të gjithë popujt do të jetojnë nën ligje të pastra dhe të shenjta” – këto janë fjalë të Apostulli.

“Sot, kur flitet vetëm për para, për pushtet dhe korrupsion, imazhi i idealistit Levski po bëhet gjithnjë e më i paarritshëm, gjithnjë e më i nevojshëm. Nuk është e rastit se të gjithë burrat e shtetit e kanë në kabinetet e tyre portretin e Levskit, si një ikonë – para së cilës luten, ose nga e cila kanë frikë” – thotë Stefan Canev me rastin e veprës së tij “Darka e fundit e Dhjakut Vasill Levski”, një prej pjesëve të shquara bullgare gjatë gjysmës së fundit të shekullit. Shkrimtari mbështetet te fjalia e fundit në shënimet e Levskit. Ajo përbëhet vetëm prej një fjale me katër pikëpyetje në fund: “O popull????”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD