Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtohet numri i të punësuarve në administratën publike, rriten dhe pagat e tyre

БНР Новини
Foto: capital.bg

Kohët e fundit në Bullgari flitet gjithnjë e më shumë për dy dukuri, që janë të ndërlidhur me njëra-tjetrën. E para është pozitive – pagat e të punësuarve shënojnë rritje dhe në fundin e vitit 2017 paga minimale është 10% më e lartë në krahasim me nivelin e saj një vit më parë, duke arritur 560 euro. Në shtetet e tjera evropiane kjo shumë duket është shumë e ulët dhe nuk është e rastit se Bullgaria është në vend të fundit në BE për nga shpërblimi i punës. Dukuria tjetër është më shqetësuese dhe nuk mund të shpjegohet lehtësisht. Bëhet fjalë për rritjen e numrit të nëpunësve në administratën publike, të cilët pavarësisht nga përpjekjet e kryeministrit Borisov për implementimin e qeverisjes elektronike, bëhen gjithnjë e më shumë.

Aktualisht në administratë punojnë 112 865 veta – prej 3 milionë të punësuarve në përgjithësi në tregun bullgar. Për vetëm një vit numri i tyre është shtuar me 2287 veta.

Paga mesatare e zyrtarëve shtetërorë për tërë vendin është pothuaj 600 euro për muaj – 7.4% më shumë se një vit më parë. Por duhet thënë gjithashtu se funksionet e nëpunësve të administratës janë tepër të ndryshme, detyrimet e tyre dhe shpërblimi i punës lëvizen në kufij tepër të gjerë, posaçërisht duke folur për eprorët e saj. Pagat e tyre janë pothuaj të barabarta me ato të kolegëve të tyre evropianë. 

Shembuj për këtë janë rrogat e ministrave, deputetëve dhe nëpunësve të tjerë të lartë të administratës. Rroga bruto e një deputeti është 1800 euro. Ndaj kësaj shume shtohen përqindje të përcaktuara suplementare për stazh, shpërblimet për pjesëmarrje në komisione të ndryshme, për bashkëpunim dhe konsultime – d.m.th. kështu paga e një deputeti në shumicën e rasteve tejkalon 3000 euro. Ajo e presidentit është më shumë se 6000 euro, kurse ajo e Kryeministrit 3 600 euro. Duke pasur parasysh se presidenti francez merr çdo muaj 15 mijë euro, kurse një deputet evropian – mbi 12 000 euro, pagat e homologëve të tyre bullgarë nuk janë të larta. Përfitimet e tjera sociale janë automjetet e zyrës, banesat e ofruara nga shteti, shërbimi mjekësor falas në Spitalin e Qeverisë , shpenzimet e mbuluara për transport jashtë shtetit e kështu me radhë.

Por po t’i krahasojmë këto përfitime me të ardhurat e shtetasve të zakonshëm dhe kryesisht me ato të pensionistëve, del në pah një nga problemet e madha të shoqërisë sonë. Paga minimale në shtet është 260 euro, pensionistët marrin mesatarisht 165 euro. Dhe ky hendek thellohet vazhdimisht.

Bollëku i elitës bëhet akoma më irritues në sfondin e korrupsionit të përhapur kudo në nivelet e larta të pushtetit. Nuk mund flasim për përmasat e skemave korruptive, sepse gjithçka mbetet prapa skenës. Por edhe bullgarët e zakonshëm, edhe  Komisioni Evropian janë të mendimit se niveli i korrupsionit tek ne është tepër i madh. Dhe nuk është e rastit se që nga viti 2007 shteti ynë është nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe KE-ja kontrollon të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria për luftimin e korrupsionit.  Dhe duket se përparimi ynë në këtë fushë nuk është i konsiderueshëm, meqenëse  ky vëzhgim vazhdon më se 10 vjet. Kritikët e Bullgarisë thonë se korrupsioni është arsyeja, për të cilën nuk na pranojnë dhe në Hapësirën Shengen. 

Mund të supozohet se pagat e larta në sektorin publik parandalojnë korrupsionin, por tani për tani nuk ka prova për këtë dhe nuk ka shenja për pakësimin e rasteve të korrupsionit në administratë. Prandaj qëndrimi i qytetarëve duket logjik - ata nuk besojnë në institucionet shtetërore dhe në qeveritarët tanë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD