Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti i ciklit “Klasikët e muzikës dasmore bullgare” të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare prezanton një program emocional

БНР Новини

Gjatë këtij sezoni muzikor adhuruesit e muzikës popullore prapë do të kenë mundësi të dëgjojnë interpretimet dhe ekzekutimet e solistëve të njohur të orkestrave dasmore. Për këtë një kontribut do të ketë Orkestra e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, ose siç e quajnë “orkestra e virtuozëve”. Cikli titullohet “Klasikët e muzikës dasmore bullgare”. Koncerti i parë është më 22 shkurt në studion e parë të radios. Më shumë hollësi sjell dirigjenti Dimitër Hristov:




СнимкаOrkestra e Muzikës Popullore e radios ka disa cikle tematike, të cilat i prezantojmë çdo vit. Ndaj tyre publiku shfaq një interes të theksuar. Ideja “Klasikët e muzikës dasmore” lindi para tri vitesh. Deri tashti në të u prezantuam solistë të mrekullueshëm si për shembull: Petër Rallçev, Mladen Malakov, Teodosij Spasov, Orkestra “Kanarite”, Orlin Pamukov. Në edicionin e sivjetshëm do të marrin pjesë tre instrumentistë – Neshko Neshev – fizarmonikë, Dimitër Sllavov-Lolo – kitarë, Bozhidar Strehin – klarinetë. Interpretimet vokale do të jenë i këngëtares Illka Aleksandrova.





Është e vështirë të shkallëzohet mjeshtëria e këtyre muzikantëve, sepse secili prej tyre ka dhënë shumë për muzikën dasmore bullgare. Lolo Sllavov është një virtuoz i jashtëzakonshëm. Ai ka popullaritet në rajonin veriperëndimor të vendit dhe është pjesëtar i Orkestrës “Vidin”. Neshko Neshev prej dekadash është një nga instrumentistët kryesor të Orkestrës “Trakija”, bashkë me muzikantin tjetër në zë Ivo Papazov. Vite me radhë kjo orkestër diktonte modën në muzikën dasmore bullgare. Bozhidar Strehin është udhëheqës dhe themelues i grupit “Mlladi Trakijci”. Illka Aleksandrova është një këngëtare me shumë incizime në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Radion e qytetit Pllovdiv.




Programi i koncertit është i larmishëm dhe shumë interesant. Solistët do të prezantojnë kryesisht këngë prej autori, shumica prej të cilave janë të kompozuara prej tyre. Aranzhimet janë vepër të muzikantëve nga orkestra Kostadin Gençev – fyell, Angell Dobrev – gëdullka, Angell Dimtrov dhe vet dirigjenti Dimitër Hristov. Krahas kësaj publiku do të dëgjojë vepra të krijuara posaçërisht për orkestrën nga Dimitër Trifonov – “Prapë në qytetin e vjetër” dhe “Suita koncerti”, e cila është kartëvizita e orkestrës. Orkestra do të ekzekutojë “Variacionet folklorike” e muzikantit Georgi Andreev dhe “Vallja e Karaivanit” nga Janko Dimitrov. Ky do të jetë një program i përgatitur në mënyrë profesionale, plotë muzikë të bukur dhe emociononte.




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD