Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje kremtoi 10 vjetorin e Pavarësisë

БНР Новини

Ambasada e Republikës së Kosovës ne Sofje ka shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë, me organizimin e një pritje solemne te cilën me praninë e tyre e kanë nderuar shumë Ambasadorë e diplomatë të vendeve mike të Kosovës, drejtues e zyrtarë të institucioneve relevante, si dhe përfaqësues të mediave, biznesit e shoqërisë civile që operojnë në Bullgari.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës Shpend Kallaba, duke ju drejtuar rreth 200 te pranishmeve ka thënë se është një nder i madh që së bashku me miq të festosh ditëlindjen e parë dyshifrore të Republikës së Kosovës. “Festimet janë momente të mëdha për t'u kthyer ne kohë dhe per të kujtuar punën e madhe qe është bërë, përkushtimin dhe sakrificat për liri dhe pavarësi. Festimet janë gjithashtu një moment i mrekullueshëm për të shikuar rrugën para nesh dhe njëkohësisht te shohësh se shumica dërrmuese e kombeve të lira të botës kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.”

Shkëlqesia e Tij Shpend Kallaba, duke mbajtur fjalimin e tij festiv

Sipas Ambasadorit Kallaba, kjo pavarësi ishte ëndrra jonë, lufta jonë, sakrifica jonë dhe udhëtimi ynë, ne te cilin Kosova fatmirësisht nuk ishte vetëm. “Ne kishim miqtë tanë dhe aleatët ndërkombëtarë që tani janë bërë pjesë e historisë sonë të vlefshme. Shfrytëzoj rastin të falënderoj vendin tonë mik, Bullgarinë dhe partnerët tanë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe mbështetjen e tyre për Kosovën dhe rajonin. Njohja e Kosovës nga Bullgaria që nga viti 2008 është një provë dhe model i madh për vendet e tjera që ende nuk e kane ndërmarrë aktin e tyre të njohjes.”

Jam krenar që theksoj se midis dy vendeve tona dhe shoqërive ne ndajmë respekt të ndërsjellët, perspektiva të mëdha për bashkëpunimin dypalësh dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike. “Që nga viti 1999, shumë qytetarë të respektuar të Bullgarisë, ushtarë, avokatë të policisë, ekspertë, biznesmenë dhe studiues kanë kontribuar ne ndërtimin e shtetit te Kosovës. Sot Kosova është një vend i konsoliduar shumetnik dhe një anëtar aktiv i dhjetëra organizatave rajonale dhe ndërkombëtare. Ne kemi arritur të ndërtojmë themelet e një shteti modern, prandaj Kosova meriton të marrë vendin e saj të ligjshëm në bashkësinë ndërkombëtare të kombeve, duke përfshirë anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara.”

Ambasadori Kallaba i përshëndet Shkëlqesitë e Tyre Eric Rubin (nga SHBA-ja) dhe Qirjako Kureta (nga Shqipëria)Tutje ne fjalën e tij Ambasadori Kallaba ka thënë se Kosova si një kandidat potencial në Bashkimin Evropian dhe në NATO, është e përkushtuar që të jetë një eksportues i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. “Dhjetë vjet pas pavarësisë, Kosova mbetet shoqëri me më shumë se 90 % të mbështetjes publike drejt integrimit të plotë në BE dhe NATO. Sportistet tanë, aktoret, këngëtarë, producentë dhe figura tjera te jetës kulturore kanë fituar vëmendje dhe çmime të shumta ndërkombëtare.”

Në këtë shënim 10 vjetori, Ambasadori ka folur edhe per resurset-potencialet humane dhe ekonomike që ka Republika e Kosovës. “Duke pasur popullsinë më të re në Evropë, ne kërkojmë fuqimisht investimet e huaja direkte në bujqësi, miniera, prodhim, turizëm, energji të riperteritshme e sektorë tjetre zhvillimore. Prioritetet tona ekonomike janë thellësisht të ndërlidhura me vendndodhjen e mirë strategjike të Kosovës në Evropën Juglindore dhe si pjesë e Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me një qasje të lirë në një treg prej 500 milionë konsumatorësh.”

Shkëlqesia e Tij Shpend Kallaba duke festuar me persona të shquar publikëNdërkaq duke e përmbyllur fjalën e tij Ambasadori Kallaba ka cituar një thënie te Presidentit Kennedy:

"Ndryshimi është ligji i jetës, dhe ata që shohin vetëm të kaluarën apo të tashmen, sigurtë do të humbasin të ardhmen". Prandaj ne jemi të përkushtuar që të ngrihemi mbi tragjeditë e shekullit të 20-të, sepse shumica e njerëzve tanë do të jetojnë më së shumti jetën e tyre në shekullin e 21-të.”

Përgjatë gjithë kohës, ne ambientet ku zhvillohej ceremonia kane qenë të ekspozuara fotografi të cilat ishin pjesë e konkursit vjetor te MPJ-se, produkte vendëse si dhe ne mënyrë vizive janë shfaqur video me motive nga Kosova me mesazhe për kushtet dhe kapacitetet investive, që ofron Republika e Kosovës.

Foto: Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD