Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofia Film Fest” dekoron Bozhidar Manovin për kontributin e tij në lëmin e kinemasë

Foto: BGNES

Kineasti prof. Bozhidar Manov është ndër personalitetet më të shquara në lëmin e kinemasë. “Që si fëmijë i vogël unë pash disa prej kryeveprave të kinemasë botërore, të cilat janë për mua etaloni i kinemasë së mirë. Edhe sot e kësaj dite ata janë kriteri im, sipas të cilit i vlerësoj filmat e rinj – “Golden Rush” (“Ethja e arit”) i Charlie Chaplin, “La Grande Illusion” (“Iluzioni i madh”) i Jean Renoir, „Ladri di biciclette“ (“Vjedhësit e biçikletave”) i Vittorio De Sica...” – thotë kineasti.

Në fillim të marsit prof. Manov do të prezantojë dy filma në programin e posaçëm të Shtëpisë së Kinemasë dhe Art Fest “Kinemaja evropiane për nxënësit” Në vitin 2018 shënojmë 50 vjet nga Pranvera e Pragës e vitit 1968. Prandaj dy filmat nuk janë zgjedhur rastësisht. I pari është njëfarë embleme për Metodi Andonovin “Dhoma e Bardhë” – me pjesëmarrjen e aktorit të madh bullgar Apostoll Karamitev, kurse tjetri – “Kujtim përfrikën” me regji të Ivan Pavllovit. Ato na japin një pikëpamje tjetër të atij viti dhe të luftimit për lirinë e shpirtit dhe të të menduarit krijues.

Tema “Viti 1968” do të jetë një prej theksave të edicionit të 22 të Sofia Film Fest. Kineasti do të marë çmimin e posaçëm të festivalit për kontributinin e tij në kinema.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD