Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Çerepishit "Fjeta e Hyjlindëses Shën Mëri" – "vendi më i bukur në botë"

БНР Новини

Buzë malit Stara Pllanina, afër një prej meandrave më piktoreske të lumit Iskër, ndër kodrat e gjelbra është zhytur Manastiri i Çerepishit “Fjeta e Hyjlindëses Shën Mëri”. Përshtypje të madhe bëjnë shkëmbinjtë e bardhë me format e tyre interesante mbi lumë, të cilët e bëjnë rajonin edhe më tërheqës.

Снимка

Shumë janë legjendat për manastirin dhe për prejardhjen e emrit të tij. Shumica prej tyre janë lidhur me betejat e fundit të mbretit Ivan Shishman me sunduesit osmanë. Lidhja e këtyre trojeve me dinastinë Shishmanovci është pasqyruar edhe në toponiminë vendase. Aleksandra Petrova nga Muzeu Regjional Historik – Vraca tregon për rolin e manastirit gjatë viteve:

Me Manastirin e Çerepishit është lidhur një prej dorëshkrimeve më të hershme. Kjo është një rregullore e shkruar në fund të shekullit të XIV-të, kur Shteti Bullgar i Mesjetës u pushtua nga osmanët. Sipas saj manastiri është rimëkëmbur në vitin 1296 pas shkatërrimit të tij. Këtej e tutje duhet të mendojmë se ai është themeluar gjatë Mbretërisë së dytë Bullgare. Ai është djegur dhe grabitur gjatë shekujve të kaluar,  por është ringjallur disa herë, pa humbur fuqinë e tij tërheqëse. Gjatë zgjedhës turke Manastiri i Çerepishit ka qenë një qendër e gjallëruar e kulturës kishtare dhe fetare. Gjatë shekullit të XVII atje u themelua një shkollë, që luajti një rol shumë të rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës bullgare dhe alfabetit sllav. Ka gjithashtu një metoh në Teteven bashkë me një shkollë vajzash . Në manastir kanë punuar letrari Partenij Pavlloviç, Jakov, i cili shkroi “Apostull” në vitin 1630. Prifti Todor Vraçanski krijoi vëllimin “Margarit” (1762). Në vitin 1797 letrari dhe rilindësi i popullit Shën Sofronij Vraçanski, i dëbuar nga Udhëheqësi i Vidinit Osman Pazvantoglu, gjeti strehim në manastir. Atje ka punuar gjithashtu Damaskin Hilendarec. Roli i manastirit si një qendër shpirtërore dhe kulturore vazhdoi edhe gjatë vitit 1925, kur u krijua atje një shkollë për priftërinj. Në periudhën 1950-1999 këtu ndodhej Seminari Teologjik i Sofjes “Shën Ivan Rillski”. Gjatë Luftës së dytë Botërore në manastir u evakuua edhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare.”

Снимка

Ja se çfarë na tregoi zonja Petrova për monumentet e pasurisë sonë letrare, të krijuara në manastir:

СнимкаNë vend të parë duhet të shënohet Ungjilli i Çerepishit, i eksponuar në Muzeun Historik Regjional Vraca. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i mjeshtërisë artistike dhe kaligrafike nga shekulli XVI. Në vitin 1612 argjendarët e njohur Nikola dhe Pala punuan kopertinën e tij prej ari – një kryevepër e vërtetë e artit të aplikuar dhe e shkollës së punimit të arit gjatë epokës së Rilindjes. Dorëshkrimi i tij daton në vitin 1616 dhe është i njohur si Ungjilli i Danailit – vepër e hierodhjakut Danail. Ruhet në Kishën e Mitropolitit të Vracës “Shën Nikollaj”. Në manastir janë zbuluar vepra të Patrikut Evtimij dhe libra të tjera.

Interes përbën edhe Kisha e Manastirit:

Снимка

Në fillim të shekullit të XVII ajo u rimëkëmb nga Shën Pimen Zografski – një figurë e shquar shpirtërore bullgare, zograf, ndërtues i tempujve. Pasi u kthye nga Atoni ai rinovoi rreth 300 kisha dhe 15 manastire si ai i Zografit në Aton. Vepra e tij patriotike përmendet edhe në “Historinë Sllavo-Bullgare” të Paisi Hilendarskit. Mendohet se shtresa e parë e mbishkrimeve në mur daton në fillim të shekullit XVII dhe është shkruar nga vetë Pimeni.

Снимка

Shtresa e dytë është nga shekulli XIX. Është vepër e dy mjeshtërve – Jonko Popvitanov nga Trjavna dhe Vasill Iliev nga Dobërsko. Theksi në interiorin e kishës është një savan i bërë në vitin 1844.

Снимка

Zonja Petrova na solli hollësi interesante edhe për godinat e ndryshme në kompleksin e manastirit, të cilat datojnë që në shekullin XIX:

Në atë të Peshkopit ka një kishë të vogël të Pimen Zografskit. Një legjendë tregon se shtëpia e Rushidovit është ndërtuar nga ajani Rishid Beu, i cili e ka pasur bijën të sëmurë. Shën Mëria e ka këshilluar vajzën në ëndërr që të kërkojë shpëtim në Manastirin e Çerepishit. Të dëshpëruar nga provat e shumta të pasuksesshme për kurim, pavarësisht nga feja e tyre, prindërit e kanë çuar vajzën atje dhe ajo është shëruar. Si shenjë mirënjohjeje beu ka ndërtuar atje në shkëmbinjtë e lartë një shtëpi.

Снимка

Sipas legjendës atje është fshehur shpata e revolucionarit dhe poetit të madh Hristo Botev, e vendosur atje nga murgjit pas vdekjes së vojvodës në Ballkanin e Vracës. Sot ajo është ekspozuar në Muzeun Regjional Historik Vraca. Eshtërorja e Manastirit, është ndërtuar në vitin 1784 nga igumeni Epifanij. Supozohet se atje ndodhen edhe lipsanat e pjesëmarrësve në Çetën e Botevit.

Снимка

Vendi dhe tarraca e Vazovit dëshmojnë për qëndrimin e Patrikut të Letërsisë bullgare atje. Ivan Vazov është frymëzuar nga tregimet e murgjve dhe vendasit dhe ka shkruar 48 vepra lirike të përfshira në ciklin “Këngët e Endacakut”. Manastiri e ka frymëzuar gjithashtu për shkrimin e subjekteve të tregimeve të tij të njohura “Gjyshi Joco shikon” dhe “Një bullgare”. Akoma një shkrimtar tjetër i njohur bullgar Aleko Konstatantinov shkroi librin “Zvicra bullgare” pasi e vizitoi manastirin. Natyra e bukur e ka mahnitur edhe aventurierin hungarez Feliks Kanc, i cili e quajti Manastirin e Çerepishit “vendin më të bukur në botë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD