Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbretëria e çokollatës е Ivanit dhe Ivalinës

БНР Новини

Çokollata është një tundim i ëmbël ndaj të cilit jemi të papërmbajtshëm dhe të cilin e pëlqejmë që të gjithë. Vështirë kalon sikurse dhe një ditë pa vjedhur disa sekonda në të cilat të mund të shijojmë disa copëza të vogla nga magjia prej kakaos dhe qumështit. Por, për disa njerëz kjo kënaqësi është e paarritshme me qenë se janë të ndjeshëm ndaj ndonjë nga përbërëset në çokollatën konvencionale. Pikërisht një alergji ndaj produkteve të qumështit dhe të glutines qëndron në bazën e historisë, të cilën do ta lexoni në reshtët e mëposhtëm. Protagonistët janë banuesit e qytetit Plovdiv Ivan dhe Ivalina Illçevi, të cilët kanë zgjedhur të mbeten në qytetin e vet të lindjes dhe të krijojnë mbretërinë e vet të çokollatës. Çfarë i detyroi të përfshihen në këtë aventurë?

Снимка

"Gjithçka filloi me një problem mjekësor. Djali ynë ka një alergji të rëndë ndaj qumështit dhe produkteve të qumështit dhe për një kohë të gjatë mendoheshim sesi mund të gjejmë çokollatën më të mirë e cila të jetë e pastër dhe pa asnjë lloj përbërëse, tregon Ivan Illçevi. Pas lindjes së dytë, gruaja ime zhvilloi një alergji ndaj glutines. Nuk mundëm të gjejmë produkte prej çokollate, të cilat të mos të përmbajnë as qumësht as glutine. Morëm kokrra prej kakaos, krijuam një recetë dhe ajo doli mjaft e suksesshme. Një kontribut për këtë ka dhe babai im, i cili është inxhinier teknolog mbi ushqimet. Pak nga pak filluam të bëjmë një sasi gjithnjë e më të madhe prej çokollatës  dhe vendosëm se kjo është një gjë me të cilën mund të merremi, duke e ndarë këtë recetë me më shumë njerëz."

Снимка

Aktualisht familja ofron 8 lloje të çokollatës, mes të cilave bile dhe të tillë me speca. Ato përgatiten në bazë të një teknologjie të vjetër, tek e cila kakaoja bluhet me dorë në një mulli prej guri. Lëndën e importojnë nga Ekuadori, me qenë se sipas fjalëve të Ivanit, një studim i gazetarëve nga Bi Bi Si-ja e ka treguar këtë vendin latino-amerikan si prodhues i kakaos më të mirë për çokollatë. Produkte të tjera sipas recetës familjare janë çaji prej kokrrave të kakaos dhe pija montesuma. Për to Illçevi tregon:

"Çaji ynë është tepër i veçantë jo vetëm për vendin tonë. Përpara rreth 1 viti qesha në një ekspozitë të madhe në Gjermani, ku një gjerman më tregoi një provë, më tha se kjo është një gjë shumë inovative dhe po fillojnë të prodhojnë çaj prej kokrrave të kakaos. Mbeti i çuditur, kur i tregova se ne tanimë po e propozojmë. Pija montesuma bëhet prej kokrrave prej kakaoje. Ato shkërmoqen dhe bashkë me aromat e tjera vihen tek paketa. Kur kakaoja tretet në ujë, ajo ndan një pjesë nga gjalpi të cilin e përmban dhe pija bëhet jashtëzakonisht aromatike. Një nga çajet tona e propozojmë dhe në një variant të ftohtë.

Снимка

Çokollata në Amerikën Latine përgatitet dhe në një formë të lëngësht. Deri në vitin 1847 bile në Evropë është përgatitur pikërisht në këtë mënyrë. Kur e kanë bërë njëherë e dikur nuk i kanë vënë asnjë lloj ëmbëltues – ka përmbajtur vetëm kokrra prej kakaoje me një shtesë prej kanelle, çili dhe aroma të tjera të cilat i kanë pasur dhe nuk ka qenë sipas shijes së evropianëve. Kur konkuistadorët e kanë sjellë në Evropë, evropianët kanë filluar ti hedhin sheqer."

Pavarësisht nga orari i tyre i zënë dhe nga angazhimet e shumta, lidhur me prodhimin dhe distribucionin e produkteve, familja Illçevi nuk pushojnë të përsosin veten e vet dhe të marrin pjesë në ekspozita dhe konkurse të shumta e të ndryshme. Që nga krijimi i vet gjatë vitit 2016, kompania e tyre ka fituar dy dekorata dhe njohje nga ekspozitat në Bullgari dhe në Britaninë e Madhe.

Снимка

Ata fituan çmim në Mbretërinë e Bashkuar për çokollatën më të mirë për Evropën Qendrore dhe Lindore. Për dekoratën e dhënë nga juria eksperte dhe objektive, ata konkurronin prodhues nga Ukraina, Hungaria dhe Çekia. Nga Ukraina është dhe tundimi i ëmbël më i pazakontë, të cilin Ivani e ka provuar deri tani – çokollatë me shije të sallos.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD