Më 3 mars në sheshet qendrore të mbi 40 qyteteve në botë bullgarët grumbullohen që të hedhin valle me rastin e festës sonë kombëtare. Këtë ditë të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve bullgare, madje në pikat më të largëta të botës, do të tregojnë se janë gati për ringjalljen shpirtërore në përkrahje të idealit të madh për bashkimin e kombit. Vallet e bullgarëve në SHBA, Australi, Argjentinë dhe në shtetet evropiane do të jenë jo më të pakta nga ato, të cilat do të hidhen në sheshet shumicës së qyteteve dhe fshatrave të Bullgarisë.
Iniciativa i është kushtuar përvjetorit të 140 të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman dhe zhvillohet në Bullgari dhe në botë me moton “Ringjallja me valle”. Banorët e kryeqytetit janë ftuar për vallen më të gjatë më 3 mars në orën 12 në parkun “Zaimov” në qendër të Sofjes. Do të ketë gjithashtu një koncert festiv me pjesëmarrjen e ansamblit folklorik “Ritmet bullgare” dhe më shumë se 30 valltarëve ,orkestrave dhe muzikantëve, bashkë me këngëtaren e talentuar popullore Ana-Maria dhe dueti folklorik Iva dhe Eva Valentinovi. Ndër pjesëmarrësit është edhe solisti i njohur i ansamblit “Zagore” Vesko Vasilev, i cili në saje të magjisë dhe mesazheve të këngëve popullore do të ringjallë krenarinë kombëtare të bullgarit.
Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..
Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...
Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..
Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë",..
Këshilli i Ministrave miratoi dhe ndau fonde deri në 2 100 000 leva në kuadër të Programit për të mbështetur organizatat e komuniteteve bullgare në..
Një konsensus parimor se si të ndihmohet Ukraina për të blerë armë dhe municione - kjo është ajo që liderët evropianë arritën në Këshillin e fundit..