Një bullgare nga Besarabia prezanton veprat e saj në atdheun e stërgjyshërve

Donka Minkovskaja

A keni hapur një sënduk të vjetër, plot me veshje të vjetra, cerga, pëlhura të qëndisura, batanije të thurura me dorë – një botë të tërë prej ngjyrave, kujtimeve dhe punës... Një botë të tillë na prezanton në pikturat e saj bullgarja nga Ukraina Donka Minkovskaja. Ajo erdhi në atdheun e të stërgjyshërve të saj për të treguar ekspozitën e me titull “Besarabia – thesaret prej sëndukëve të gjyshes”. Oraganizatorët e ekspozitës janë Qendra e Bullgarëve të Besarabisë në Bullgari dhe Instituti për Etnologji dhe Folkloristikë me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në një intervistë për Radio Bullgarinë Rajna Manxhukova – një nga themeluesit e Qendrës, tregoi:

Donkën e njohim prej kohësh. Kemi qenë në ekspozita të saj në Odesë. Atje ajo ka organizuar shumë ekspozita, veprat e saj ndodhen në Qendrën Ukrainase të Bullgarëve në Odesë. Por ëndrra e saj e msdhe ishte që të prezantojë punën e saj në Bullgari. Si të gjithë artistët bullgarë nga Besarabia. Ndoshta kjo është për shkak të kodit gjenetik, që e ruajmë të gjithë.”

Снимка

Siç na shpjegoi Rajna Manxhukova, ideja ka qenë që në vigjiljen e Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, të prezantohet një artist, veprat e të cilit janë lidhur me bullgarët e vjetër dhe me kulturën bullgare e së kaluarës. Donka Minkovskaja bën kolazhe, në të cilat përdor vetëm materiale natyrale. Dhe jo vetëm materiale natyrale, por të tilla, që janë lidhur me të kaluarën e bullgarëve. Në veprat e saj shpesh mund të shihet një pëlhurë e thurur prej leshit të kuq, e cila është specifike për fshatin e saj Çijshija (emri i sotëm është Gorodnee). Prej kësaj pëlhure në të kaluarën kanë përpunuar veshjet popullore, mirëpo sot askush nuk e thur atë. Donka Minkovshkaja me shumë kujdes dhe dashuri e ka mbledhur nga sëndukët e vjetër të gjyshave. Prandaj organizatorët e ekspozitës kanë zgjedhur titullin “Thesaret prej sëndukëve të gjyshes”.

Снимка

Ja se si zonja Manxhukova e prezanton piktoren Donka Minkovskaja:

Donka është një artiste, e cila meriton admirimin tonë. Edhe si artiste, edhe si person... Që nga fëmijëria ëndrra e saj është të vizatojë. Duhet të them se fshati i saj Çajshija ndodhet larg qyteteve të mëdha. Atje nuk ka mundësi për zhvillimin e talenteve specifike të fëmijëve. Ky nuk është qyteti i madh, ku mund t’i ofrojmë fëmijës variante të ndryshme për argëtim apo arsim – muzikë, kërcime, tenis, not etj. Donka që në fëmijëri ka treguar qëndrimin e saj të posaçëm ndaj vizatimit, mirëpo askush rreth saj nuk e ka pranuar seriozisht ambicien e saj. Përveç kësaj ka pasur shumë probleme shëndetësore. Pas mbarimit të shkollës së mesme zgjedhja e saj ka qenë kryeqyteti Odesa dhe specialiteti i arteve figurative.

Снимка

Si lindi dashuria e Donkës ndaj fustaneve të gjyshave dhe kostumeve të bukura prej së kaluarës? Gjithçka ka filluar me punën e saj të diplomës në Shkollën artistike dhe teatrale në Odesë:

"Vendosa të bëj diçka duke përdorur teknikën e kolazhit. E zgjodha temën, sepse ajo është më afër zemrës sime – sepse unë jam bullgare, nëna ime dhe babai im gjithashtu janë bullgarë. Dhe tek ne gjyshat akoma ruajnë shumë pëlhura dhe veshje në sëndukët e tyre" – shpjegon Donka, duke përdorur një gjuhë specifike, e cila në vazhdim të shekujve është zhvilluar larg atdheut (shumë ardhës bullgarë vijnë në Besarabi pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1768-1774) dhe posaçërisht pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1828-1829.

Me ndihmën e Qendrës së Bullgarëve të Besarabisë  Donka Minkovskaja do të regjistrohet si studente për master në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Veneta Pavllova

Më shumë nga rubrika

Biblioteka Kombëtare shënon 140 vjet nga themelimi i vet

Për bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” viti 2018 kaloi nën shenjën e aktiviteteve të ndryshme me rastin e 140-vjetorit nga themelimi i saj. Pika kulmore e festave është sot, kurse gjatë javës së kaluar 2 ngjarje tërhoqën vëmendjen e..

botuar më 18-12-10 4.19.MD

Studentët nga Universiteti i Veliko Tërnovos zbukurojnë mjedisin urban

Gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar, personalitete të afirmuar në artet e bukura mbërrijnë në kryeqytetin tonë të lashtë, që ti përkushtohen arsimimit të klasës së parë të studentëve në degët artistike në institutin pedagogjik në qytet...

botuar më 18-12-08 8.00.PD

Sofja – pjesë e nismës “Mbrëmje të Kinemasë Evropiane”

Me shfaqjen e filmit “Kuadrati” të regjisorit Ruben Jostllund, mbajtës të çmimit “Palma e Artë” të festivalit në Kanë 2017, në Sofje realizohet iniciativa e parë “Mbrëmje të Kinemasë Evropiane”. Kjo është një nismë e re e programit “Evropa krijuese –..

botuar më 18-12-07 12.36.MD