Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfederata e Sindikatave në Bullgari: më tepër dhunë në vendin e punës ka mes mësuesve, mjekëve dhe gazetarëve

БНР Новини
Foto: arkiv

Aty ku profesionet feminizohen, ka më shumë dhunë, tregon një analizë e të dhënave të studimit sociologjik, të zhvilluar nga Instituti për studime sociale dhe sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. Sipas studimit, 40% nga punëdhënësit janë t shqetësuar nga dhuna dhe tortura në vendin e punës, por vetëm 25% prej tyre kanë aplikuar masa preventive për evitimin e dhunës fizike dhe psikike. Kjo u bë e qartë gjatë konferencës kombëtare me temë “Jo! dhunës në vendin e punës”, organizuar në prag të 8 marsit nga Komisioni për barazinë, familjen, gratë dhe fëmijët pranë njërës prej sindikatave më të mëdha në vendin tonë – Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë.

Nga Sindikata e mësuesve bullgarë rikujtuan se, në vend të parë për sa i përket stresit dhe torturës është profesioni i mësuesve, të pasuar nga ata të mjekëve dhe të gazetarëve. Shkaqet, të cilat çojnë deri në këto tendenca janë sociale dhe ekonomike. Në vend të parë liderët sindikal vunë në dukje mjedisin negativ social, i cili karakterizohet me varfëri dhe papunësi, pasiguri dhe akte të krimit. Shfaqjet e dhunës fizike dhe psikike në vendin e punës janë gjithnjë e më të shpeshta dhe prandaj sindikatat propozojnë të pranohet ligj kundër kësaj dukurie.

"Për Bullgarinë nocioni “dhunë në vendin e punës” është një novitet, por dukuritë fare nuk janë të reja” – tha doktor Ljuben Tomev, drejtor i Institutit për studime sociale dhe sindikale të Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. Dhe akoma nga doktori Tomev:

Problemi me dhunën kundër grave në vendin e punës nuk është personal, por strukturor dhe vjen nga kohërat e largëta patriarkale, por në kohën e sotme thellohet gjithnjë e më tepër nga modeli aktual global ekonomik. Në të njëjtën kohë kjo shkel të drejtat e të gjithë punonjësve. Dhuna paraqitet në forma të ndryshme, por më shpesh ajo është fizike dhe psikike, me shfaqjen e torturave, agresionit dhe keqtrajtimit. Të dhënat tregojnë se 7,5% nga punonjësit e anketuar kanë qenë objekt të dhunës fizike gjatë 12 muajve të fundit. Nganjëherë traumat psikike janë më të rrezikshme, bile nga lëndimi fizik. Pasojat negative për ekonominë tonë shprehen në një prodhueshmëri të ulët të punës, mungesën për arsye shëndetësore nga vendi i punës, qarkullimin e stafit, daljen përpara kohe në pension për shkak të sëmundjeve e kështu me radhë.
Për 18% nga të anketuarit, të cilët kanë treguar se kanë përjetuar stres në vendin e punës, të shoqëruar me dëmtime trupore. Si pasojë 10% prej punonjëve tek ne kanë pasur nevojë për mjekim. Po të llogariten dhe dëmet indirekte bëhet e qartë se stresi në vendin e punës del shumë i shtrenjtë për shoqërinë tonë. Ndjenja e përjetuar e zemërimit, të pafuqisë dhe frikës, shpesh transferohen dhe mbi anëtarët e tjerë të familjes
.”

Dhuna është kaq shumë e përfshirë në jetën tonë të përditshme këtu, saqë nganjëherë është vështirë ta ndajmë, ta tregojmë dhe ta dënojmë atë. Fillon nga çerdhja, kalon drejt shkollës, vendit të punës, gjuhës së urrejtjes në parlament, në media” – këtë e thotë zëvendës presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë Pllamen Nankov. Kurse problemi me dhunën në vendin e punës është lidhur drejtpërdrejti me çështje si sigurimi i punës së denjë dhe mbrojta e të drejtave themelore të punonjësve. Dhe akoma nga Pllamen Nankovi:

Kur ndonjë ka shkaktuar torturë fizike ose psikike në vendin e punës, ai duhet të përgjigjet për veprimet e veta në gjyq. Në qoftë se ndonjë më merr punën dhe unë mbetem në rrugë, pa mundur të siguroj bukën e familjes sime, kjo po kështu është dhunë në vendin e punës. Në qoftë se punëdhënësi më siguron jo mbi rrogën time të plotë, kjo përsëri është dhunë, sepse ai i prek të drejtat e mia të një shërbimi mjekësor, të aksesit tim në shërbimet e kreditimit bankar e kështu me radhë. Kjo po kështu është një formë e dhunës. Ndokush duhet ta ndalojë këtë çmenduri, derisa ajo mundet akoma të ndalohet. Në rast të kundërt ne do të humbasim betejën dhe nuk do të jemi një shtet i së drejtës. E drejta do të jetë në anën e të armatosurit më mirë, të më të fortit, kurse kjo nuk është rruga në të cilën ne duhet të ecim”, paralajmëroi zëvendëspresidenti i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë Pllamen Nankov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD