Programi i radhës interesant në afishen e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

Foto: Ani Petrova, BNR

Edhe këtë herë programi i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare është shumë interesant. Koncerti i radhës është më 9 mars në mbrëmje në sallën “Bullgaria” me dirigjent Mark Kadin.

СнимкаSolisti është Aleksandër Somov – një prej interpretuesve më të suksesshëm bullgar, aktualisht profesor në Konservatorin e Strasburgut dhe solist i violonçelave të Orkestrës së Filarmonisë në qytetin e njëjtë. Vepra që do të ekzekutohet nga Aleksandri është Koncert për violonçel dhe instrumente frymore i Fridrih Guldës. Vepra e kompozitorit austriak (pianist i shkëlqyer dhe një personalitet shumë ekstravagant) është një pasqyrim i vërtetë i interesave të tij të ndryshme. Krahas respektit të tij të madh ndaj veprave të Bahut, Mozartit, Beethovenit, Shopenit, Debysit etj. Gulda është ndikuar shumë nga muzika xhaz, pop dhe rok. Madje gjatë vitit 1955 ai hapi klube të xhazit në Vjenë. Në biografinë e tij ka një turne emocional koncertesh me grupin amerikan Weather Report gjatë vitit 1972, ka incizuar një album me Chick Corea në fillim të viteve 80, në të njëjtën kohë filloi të ekzekutojë versione pop të veprave klasike.  Është dirigjent i veprave të veta, përfshi këtu Koncertin për violonçel dhe instrumente frymore.

Në fillim të programit janë përfshirë dy pjesë të shkëlqyeshme orkestrash – Conga del Fuego Nuevo e kompozitorit meksikan Arturo Markes dhe një suitë prej baletit Fancy Free të Leonard Bernstein.

СнимкаKjo është stina e parë e koncerteve e Mark Kadinit si kryedirigjent i Orkestrës  Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Bashkëpunimi i i tij me orkestrën e radios daton që nga viti 2003 dhe nuk është ndërprerë gjatë të gjitha këtyre viteve. Ai e mbaroi arsimin në Shkollën Muzikore dhe në Akademinë Muzikore, të cilat mbajnë emrin e motrave Gnesini. Kadin ka qenë gjithashtu dirigjent i Orkestrës Kombëtare të Rusisë, i Orkestrës Simfonike të Izraelit, i Orkestrës Simfonike të Radios së Sllovakisë, i Filarmonisë së Qipros, i Filarmonisë “Artur Rubinshtajn” dhe i një sërë formacionesh të tjera. Në vitin 1999 me ftesë të Vladimir Spivakovit ai ishte dirigjent i Orkestrës së njohur të dhomës “Virtuozët e Moskës”. Që nga viti 2004 deri në 2014 është udhëheqës artistik dhe kryedirigjent i Orkestrës Akademike Simfonike në Sibir, pas kësaj (deri në vitin 2016) është dirigjent i Orkestrës Simfonike të Lituanisë. Ai ka punuar edhe me muzikantë të rangut të Dmitrij Hvorstovskit, Mihail Pletnjovit , Boris Berezovskit, Denis Macuevit, Maksim Vengerovit, Vadim Repinit, Viktor Tretjakovit, Aleksandër Knjazevit, Aleksandër Rudinit e shumë të tjerë.

Për mua është një gëzim i madh të punoj me këtë orkestër – tha dirigjenti para Radio Bullgarisë. – “Takohem çdo ditë me këta muzikantë të shkëlqyeshëm dhe përpiqemi ta kryejmë punën tonë sa më mirë. Për shkak të profesionit tim unë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Prandaj është vështirë të bëjë plane në jetën time. Mirëpo, mund të them se më pëlqen më shumë të banoj në Sofje, sesa në Moskë – një vend ku ka shumë stres. Me muzikantët e Orkestrës Simfonike e planifikojmë punën në përputhje me interesat e publikut.  Përpiqemi të ofrojmë programe të shumëllojshme, kurse muzika e koncerteve tona të jetë interesante për sa më shumë njerëz. I kushtojmë një vëmendje të madhe ekzekutimit të veprave të kompozitorëve bullgarë, si dhe muzikës së autorëve bashkëkohorë. Së shpejti do të udhëtojmë deri në Shumen me një program prej veprash të Bruhut dhe Panço Vlladigerovit, solisti është prof. Minço Minçev. Mendoj se koncertet në vend janë shumë të rëndësishme, sepse i japin mundësi publikut për t’i dëgjuar live ekzekutimet tona. Me sa e di deri tani orkestra e radios nuk e ka vizituar këtë qytet. Gëzohem se do të kenë shfaqje atje për herë të parë bashkë me mua. Në thelbin e punës sonë është parimi se ne nuk punojmë për vetveten, por për publikun. Gjithçka që është e mirë për publikun, është mirë edhe për ne, pa i tejkaluar kufijtë . Mendoj se kemi arritur një bilanc shumë të mirë në këtë drejtim.”

Ja një informacion shumë i rëndësishëm për nxënësit e shkollës muzikore kombëtare “Ljubomir Pipkov” dhe të studentëve nga Akademia Muzikore Kombëtare “Prof. Panço Vlladigerov”, të departamentit “Muzika” pranë Universitetit të Ri Bullgar dhe të specialitetit “Muzika” pranë Universitetit të Sofjes – ata mund ta dëgjojnë koncertin falas, vetëm duhet të tregojnë kartën e tyre të studentit, ose të nxënësit.




Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

“Bellonoga” – “Përmes syve të tokës” në Studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare

Më 25 shtator Gjergana Dimitrova prezanton projektin e vet etnik “Bellonoga”. Programi vazhdon të pasurojë dhe të zhvillojë idetë nga programi i parë muzikor vetjak me titull “Përmes syve të diellit”. Ai u paraqit përpara  rreth 5 vjetëve,..

botuar më 18-09-25 3.35.MD

„Ditët e muzikës në “Shtëpinë e Ballabanovit“ në Qytetin e Vjetër të Plovdivit

Filloi festivali ndërkombëtar “Ditët e muzikës në Shtëpinë e Ballabanit” në Plovdiv. “I konsiderueshëm” ishte koncerti i pare i tij, sipas fjalëve të drejtoreshës artistike të këtij edicioni të vjeshtës Milla Pavllova: “ Në të morën pjesë..

botuar më 18-09-19 2.03.MD

Mes rrënjëve të muzikës së lirë dhe xhazit bashkëkohor

„Vjeshta xhaz festival“ ekziston prej pak kohësh, por me sukses renditet ndër forumet e mira ndërkombëtare tek ne. Seleksionuesi i dy edicioneve të deritanishme të tij është platforma “Alarma Punck Jazz” e Radios Kombëtare Bullgare, mbas së cilës..

botuar më 18-09-14 12.19.MD