Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

25 arsyet e studentëve që të mbeten të jetojnë në Bullgari

БНР Новини
Foto: pwc.bg

Marsi u solli 25 bullgarëve të rinj dekorata në konkursin për ese me temë ”25 arsyet e tua të zgjedhësh Bullgarinë”. Shkaku për organizimin e konkursit dhe zgjedhja e pikërisht këtij numri të pjesëmarrësve të dekoruar është përvjetori i 25-të i hyrjes në Bullgari të një kompanie të njohur botërisht në fushën e konsultimeve. Ekipi i menaxhimit i kompanisë në Bullgari po mundohet të përkrahë më shumë të rinjtë si dhe njerëzit ambicioz, të cilët duan që të mbeten dhe të realizohen në atdhe. Organizatorët njoftuan se ese për këtë konkurs kanë dërguar mbi 1300 studentë në moshë midis 18 dhe 24 vjeç, të cilët studiojnë tek ne apo jashtë shtetit.

Më të mirët morën bursë me vlerë 6000 leva (3000 euro), stazh në ndonjë kompani prestigjioze në Bullgari – sipas interesave të studentit përkatës, apo  takime me menaxherë me poste të larta në kompani të mëdha, të cilët do të jenë të dobishëm me përvojën dhe dijet e tyre në fushën e biznesit. Bën përshtypje se rreth 13% e autorëvetë  eseve, kushtuar Bullgarisë, mësojnë në 79 universitete të ndryshme të huaja – në Austri, Belgjikë, Britaninë e Madhe, Gjermani, Greqi, Danimarkë, Spanjë, Itali, Rusi. Pjesëmarrësit nga Bullgaria studiojnë në 48 universitete. Fushat më të preferuara nga të rinjtë janë marketingu dhe komunikacioni, shëndetësia dhe farmacia, resurset njerëzore, drejtësia, auditimi dhe konsultimi në sferën e biznesit. Por nuk mungojnë kandidatë, të cilët interesohen për arte, dizajn, shkrim apo letërsi.

Foto: economic.bg

Fushatën me titull “25 arsyet e tua të zgjedhësh Bullgarinë” e përkrahën aktorë të njohur bullgarë, gazetarë, botues, sportistë. Që të gjithë fituesit në konkurs ishin përshëndetur personalisht nga presidenti Rumen Radev. Ai u tregoi  të rinjve  sesi ai vet e ka zgjedhur profesionin e pilotit – i cili mbetet për të më i vlefshëm nga të gjitha postet e tjera në shtet.

Jemi shumë të lumtur nga interesi i madh, të cilin e provokoi konkursi si mes studentëve bullgarë, ashtu dhe mes përfaqësuesve të biznesit tek ne. Që të gjithë jemi detyruar t’i ndihmojmë talentet e reja për një perspektivë më të mirë dhe  për një zhvillim më të suksesshëm”, tha Bozhidar Nejçev, një nga iniciatorët e fushatës.

Vjet u mbushën 25 vjet qëkurse kompania jonë është në tregun bullgar  dhe po mundohemi ta shënojmë këtë ngjarje. Në vend që të organizojmë kokteje bujare, vendosëm se është më mirë të investojmë në një kauzë sociale. Sepse kështu kujdesemi për të ardhmen e Bullgarisë. Prandaj iu drejtuam studentëve bullgarë  në moshë midis 18 dhe 24 vjeç, pa rëndësi nga specialiteti i tyre në universitet. Të gjithë atyre iu propozuam të na dërgojnë ese me temë “25 arsyet e tua të zgjedhësh Bullgarinë”. E përfytyroni veten të jeni në këtë moshë dhe të keni mundësinë 3 herë në vit të merrni këshillë nga dikush, i ciki e ka kaluar rrugën e tij drejt suksesit të tij, ka mjaft përvojë dhe është gati ta shkëmbejë me kolegët e rinj. Mundëm të mobilizojmë elitën e vendit, me qëllim që t’i japim më shumë mundësi brezit të ri. Në esetë e studentëve lexuam dhe jo pak kritikë, sa i përket rregullat e konkursit, të cilat  lejojnë që në të të përfshihen studentë, të cilët nuk janë në Bullgari. Por ky konkurs është pikërisht për këtë – të gjithë të rinjtë, kudo që të jenë tani, të zgjedhin Bullgarinë për të ardhmen e tyre. Të tregojmë se kthimi në atdhe nuk është një hap mbrapa. Kishim pyetje të shumta nga ana e të rinjve, të cilët nuk ishin zgjedhur, të cilët pyesnin se me çfarë eseja e tyre nuk është në nivelin e të dekoruarve. Por, në sfondin e 1300 eseve, ato negativet qenë vetëm 2-3.

Ja sesi një nga bullgarët e rinj me suksese, të cilët e përkrahin fushatën, përmend shkurtimisht shkaqet e veta të zgjedh Bullgarinë:

Unë jam Vllado Nikollov dhe pasi punova 15 vjet jashtë shtetit vendosa të kthehem në Bullgari bashkë me të gjithë familjen time, jo vetëm për faktin se guri peshon  në vendin e vet, por dhe sepse në Bullgari ka mundësi jashtëzakonisht të shumta për zhvillim dhe punë. Këtu janë dhe prindërit e mi. Këtu kam lindur dhe këtu dua që të rriten dhe fëmijët e mi. Çdo një ka shkaqe të tilla, të cilat e tërheqin drejt Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD