Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Statusi “I egër” – projekt bullgaro-holandez për rikthimin e kuajve të egër në Rodopet Lindore

БНР Новини

Që prej disa vitesh dhjetëra kuaj vrapojnë lirisht në mesë të natyrës së Rodopeve Lindore. Kafshët e bukura nga raca “konik” iu përngjajnë kuajve të egër “tarpan” (Equus fetus fetus) të njohur edhe si kuaj të egër të Euroazisë, të cilët u zhdukën nga trojet e Evropës në shekullin e 19-të. Aktualisht afro 70 kuaj nga raca “konik” jetojnë të lirë në Rodopet Lindore, në rajonin Bojnik dhe pranë fshatit Sbor. Kjo u bë e mundshme në sajë të një ekipi bullgaro-holandez, i cili prej disa vitesh punon për rivendosjen e natyrës së egër në këtë rajon të malit.

Снимка

Popullimi dhe adaptimi i kuajve nga raca “konik” në Bullgari është rezultat i një projekti polak për rivendosjen e racës së kuajve “tarpan”. Projekti në fjalë daton nga viti 1936. Deri tashti 4 000 janë kuajt e këtij tipi në botë gjysma prej të cilëve janë në Holandë. Në vitin 2011 për herë të parë tek ne u transportuan nga Holanda 12 mëza nga raca “konik”. Ata u vendosën për të jetuar të lirë në Rodopet Lindore. Si rezultat i adaptimit të mirë të kuajve dy vjet më vonë rajoni u popullua me akoma 40 kuaj. Tashmë ata u ambientuan plotësisht me jetën në mesë të natyrës së egër, përballojnë verën me vapë, dimrin me acar dhe me dëborë të dendur, shpëtohen nga kafshët e egra.

Снимка

Ekspertë ekologë nga Holanda  bënë propozim që kuajt të marrin statusin e kafshëve të egra i cili të afirmohet nga administrata bullgare. Me këtë mund të bëhemi vendi i parë, i cili u jepet statusin “Të egër” kuajve në natyrë. Para kohe për herë të parë në Fakultetin e Biologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” u prezantua një film për jetën e kuajve të egër në Rodopet. Në një leksion publik eksperti ekologjik nga Fondacioni Holandez ARK Natuurontwikkeling Frank Zanderink paraqiti dobitë e kuajve si kafshë të egra për natyrën dhe për njerëzit.

Снимка

Në Amerikën Veriore dhe në Afrikë ka kope të mëdha të kafshëve të egra të cilat kullosin lirisht. Atë, të cilën e harrojmë është, se në të kaluarën ishte ashtu edhe në Evropë. Kishte shumë kafshë të egra – bizonë, kaproj etj. Atë, të cilën duhet të kemi të qartë është, se të gjitha ato kafshë të egra luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekosistemeve. Pasi ato kafshë u zhdukën para më se 100 vitesh, mund të mendohet se sistemet ekologjike janë pak ose shumë të dëmtuara. Përsa i përket atyre llojeve kafshësh të cilët u shfrytëzuan nga bujqit si kafshë shtëpiake, nuk mund të mendohet se ato mund të rikthehen në natyrë si kafshë të egra. Pasi në Holandë menduam gjatë mbi këtë problem vendosëm të importojmë nga Polonia kuajt e egër nga raca “konik”. Në vitin 2009 nisëm të realizojmë edhe në Bullgari projektin “Floririn e Ri Trak”. Në kuadrin e tij importuam kuajt e parë të kësaj race në Rodopet Lindore.

Снимка

Kjo është mënyra e drejtë për mirëmbajtjen e bilancit në natyrë. Kur mungojnë kopetë e kafshëve që kullosin, atëherë bari bëhet shumë i lartë, kurorat e pemëve përdridhen me njëra tjetrën. Kuajt ruajnë rol kyç për lidhjet në sistemet ekologjike midis zvarranikëve, kandrrave, zogjve dhe kafshëve të ndryshme pyjore. Dihet, se kafshët që kullosin nuk konkurrohen midis njëra tjetrës. Rajoni i Rodopeve Lindore siguron mjaftë ushqim dhe ujë për kuajt dhe ata tashmë ambientohen shumë mirë në natyrën e egër.”

Снимка

Projekti bullgaro-holandez ka për qëllim që kuajt e racës “konik” të marrin statusin “të egër”, kështu që të jenë të mbrojtura nga ligji si lloj i cili jeton në mesë të natyrës së egër të Bullgarisë. Shkaku është, se në se nuk do të kanë këtë status, ata do të trajtohen si kafshë shtëpiake, megjithëqë ata kuaj mund të jetojnë lirishtë pa praninë e njeriut.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: statuswild.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD