Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë 75 vjet nga shpëtimi i hebrenjve bullgarë

Monumenti i Dimitër Peshevit në Kjustendill
Foto: BTA

Sot shënohet zyrtarisht përvjetori i 75 i shpëtimit të rreth 50 000 hebrenjve bullgarë nga dërgimi i tyre në kampet naziste të vdekjes. Para monumentit të Shpëtimit në qendër të Sofjes u zhvillua një ceremoni solemne. “Jemi të detyruar të mbajmë mend heroizmin e bullgarëve të guximshëm. Ata kanë kryer një vepër, për të cilën popujt e tjerë nuk kanë pasur kurajë dhe dinjitet” – nënvizoi në ceremoni Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Todor Çobanov.

Ndër aktivistët më të shquar në shpëtimin e hebrenjve në Bullgari janë deputeti Dimitër Peshev, Mitropoliti i Sofjes Stefan I, Mitropoliti i Plovdivit Kiril, si dhe liderët e disa organizatave profesionale, ndër të cilat ato të shkrimtarëve, artistëve, avokatëve, mjekëve, tregtarëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 prillin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Më të ulëta priten në Bullgarinë Veriperëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira me reshje shiu, më intensive pasdite. Në pjesën perëndimore..

botuar më 24-04-16 7.35.MD
Kirill Vëtev

Ministri i Bujqësisë u zëvendësua disa ditë pas marrjes së detyrës

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka propozuar që Kirill Vëtev të lirohet nga posti i ministrit të bujqësisë dhe ushqimit dhe në vend të tij të emërohet Georgi Tahov, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Në propozimin e tij..

botuar më 24-04-16 6.19.MD
 Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva: Nuk duhet humbur shansi për të hyrë në Eurozonë

Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e saj për të dalë në shesh të të ardhurave, por është koha për ta zëvendësuar atë, tha për BTA..

botuar më 24-04-16 12.41.MD