Ngjarje me adresë ballkanike

Erdogani përsëri kritikoi NATO-n

Foto: BGNES

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzoi NATO-n, se nuk e përkrah operacionin ushtarak turk “Dega e Ullirit” kundra luftëtarëve sirianë kurdë në Sirinë Veriore. Ai e akuzoi Aleancën në standarde të dyfishta, duke vënë në dukje se, Turqia ka dërguar ushtarë të vet në zonat e konfliktit, kur kjo është kërkuar nga NATO-ja, por kur nevojitet që asaj t’i jepet ndihmë, një përkrahje e tillë mungon. Operacioni “Dega e Ullirit” filloj më 20 janar. Në rajonin e Afrinit, ku zhvillohet ai, jetojnë rreth 1,5 milionë kurdë dhe refugjatë nga krahina të tjera të Sirisë.


Grekët besojnë se, zgjidhja e mosmarrëveshjes do të jetë më afër pozitës maqedonase

Foto: BGNES

57.1% nga grekët besojnë se, zgjidhja e mosmarrëveshjes lidhur me emrin do të jetë më afër pozitave maqedonase dhe vetëm 26.9% presin që të jetë më afër atyre greke. 16% nuk mundin ose nuk duan që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, tregon një studim i zhvilluar për televizionin grek “Action 24”. 57.1% nga ata të cilët janë përgjigjur, se vendimi do të jetë më afër kërkesave maqedonase, në zgjedhjet e fundit parlamentare gjatë muajit shtator 2015, kanë votuar për Demokracinë e Re opozitare, kurse 39.7% për SIRIZËN. Anketimi tregon, se gjatë zgjedhjeve eventuale sot Demokracia e Re do të ketë përparësi përpara SIRIZËS që është në pushtet.


VMRO-DPMNE do të përkrahë qeverinë, në qoftë se ajo heq dorë nga ligji për gjuhët

Foto: kurir.mk

Lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski i propozoi kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev një përkrahje pa kushte të qeverisë në të gjitha reformat, në qoftë se partia e Zaevit /Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë/ heq dorë nga ligji për gjuhët. Në një intervistë për TV 24 ambasadori i Francës Kristian Timonie, duke iu referuar një pozite të komisionarit evropian Johanes Han, komentoi se  ky ligj nuk është me prioritet për Bashkimin Evropian. Ambasadori citoi po kështu një deklaratë të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, se shqiptarët kanë pritur për këtë ligj 150 vjet dhe mund të presin edhe pak.


Shtet e Bashkuara kanë përgatitur plan prej 4 pikave për Kosovën

Foto: BGNES

Gazeta “Novosti” njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një paketë të posaçme prej 4 pikëve për Kosovën, e cila gjatë javëve të ardhshme do t’i paraqitet  fillimisht presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Një variant pune i “paketës kosovare” mundet të prezantohet në Beograd gjatë ditës së martë, 13 mars, nga ndihmës sekretari i ri amerikan i shtetit për Evropën dhe Eurazinë Ues Miçëll. Dokumenti ka parashikuar që Asociacioni i Komuniteteve Serbe në Kosovë të fitojë autorizime më të mëdha ekzekutive dhe të forcojë kompetencat e veta në shëndetësi, arsim dhe kulturë. Në këmbim të kësaj, nga Beogradi pritet që t’i lejojë Prishtinës të bashkohet ndaj organizatave ndërkombëtare.


Opozita e Malit të Zi ngriti kandidatin e vet për president

Foto: vijesti.me

Pjesa më e madhe e partive opozitare të Malit të Zi  caktuan ekonomistin dhe deputet Mlladen Bojaniç kandidat të tyre për zgjedhjet presidenciale në republikë, të cilat duhet të zhvillohen më 15 prill. Kandidatura bashkon opozitën kundra Partisë Demokratike të Socialistëve në drejtim. Vet pushtetarët akoma nuk kanë ngritur kandidatin e vet, por pritet që ky të jetë lideri i tyre Millo Xhukanoviç, ish president dhe gjashtë herë kryeministër i Malit të Zi.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Ditа е dhuruesit në Muzeun Kombëtar “Toka dhe njerëzit”

Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit “ në Sofje është krijuar gjatë vitit 1986 në sajë të dhurimeve bujare të 90 shkencëtarëve bullgarë dhe të huaj, intelektualëve, koleksionuesve dhe 65 institucioneve dhe firmave. Fillimi është vënë një vit më përpara,..

botuar më 18-06-19 3.27.MD
Foto: BGNES

Ngjarje me adresë ballkanike

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë – e përshëndetur nga disa, e kontestuar nga të tjerët Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë Nikos Koxias dhe Nikola Dimitrov nënshkruan marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë nga..

botuar më 18-06-18 1.29.MD
Svetlin dhe Gergana Mirçevi

Çfarë nuk dimë për rakinë

Rakia është një pije e fortë tradicionale alkoolike, e përgatitur përmes distilimit të frutave të fermentuara, që konsiderohet si tradicionale dhe kombëtare në Bullgari dhe në vendet e tjera Ballkanike. Por a e dinë vetë bullgarët sesi t’i..

botuar më 18-06-17 8.55.PD